Publikuar me : 18.12.2011 Ne :
Kronike - 78 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Finalizohet me sukses aksioni i policisë se Sarandës, për kapjen e një bande grabitësish. Në sajë të një pune hetimore të mirëorganizuar nga policia e Sarandës, sot është bërë e mundur zbulimi dhe kapja e një personi, i cili bënte pjesë në këtë bandë.
Sipas burimeve të para mësohet se është zbardhur veprimtaria e bandës e cila quhej “B 13”, ndërsa kishin realizuar gjatë tre muajve të fundit shtatë grabitje, ngjarje te cilat jane ende në hetim.
Pjestarët e bandës, u identifikuan falë të dhënave të mbledhura që kanë dëshmuar përfshirjen e tyre në shoqërine kriminale.
Sipas uniformave blu, në pranga ka rënë shtetasi Erald Elezi, ndërsa tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Ata janë Osman Abazi, Lisjen Kaso dhe Jurgen Ruçi, të cilët vepronin në bashkëpunim prej mëse tre vitesh së bashku.
Arrestimi i tyre është realizuar në kuadër të operacionit të “Fundvitit”.