Publikuar me : 24.12.2011 Ne :
Kronike - 82 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Policia e Sarandës bënë të ditur se janë arrestuar 6 persona fal operacionit të koduar “Lëkursi 2011”. Kanë përfunduar në pranga Sentjon Lame, 24 vjeç, Sildjan Sulejmanasi 23vjeç, O. A., 16 vjeç, K. R. 15 vjeç, Y. K. 17 vjeç dhe Erald Elezaj i arrestuar tre ditë më parë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ky grup kriminal, për një periudhë 2 vjeçare ka kryer vjedhje banesash, lokalesh, automjetesh, motorrash etj, në qytetet Sarandë, Tepelenë dhe Përmet.
Në kuadër të këtij operacioni, janë shpallur në kërkim shtetasit: Lisjan Kazo, 22 vjeç dhe Fatjon Abazi, 22 vjeç. Personat e arrestuar akuzohen për: “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Vrasje me dashje” e ngelur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”.