Publikuar me : 22.01.2012 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 92 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

“Franca do të mund ta tejkalojë krizën e borxheve ndërsa është e përgatitur për të miratuar reforma ekonomike”.
Kështu ka deklaruar sot Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, një reagim i cili vjen dy ditë pas uljes së pikëve të Francës nga agjencia e vlerësimeve, Standard & Poor.
Duke i’u referuar agjensisë së lajmeve “Reuters”, Sarkozi ka folur për reforma, ndërsa ato për të do të jenë të zbatueshme.
Me rastin e festimit të 100- vjetorit të lindjes së Mishellë Debrë, babait të Kushtetutës së Republikës së Pestë të Francës, Sarkozi ka theksuar: “Do t’u tregoj atyre vendimet e rëndësishme që duhet marrë pa humbur kohë”, ndërsa ka paralajmëruar bisedime me liderët e sindikatës dhe punëtorët në javën e ardhshme.