Publikuar me : 31.01.2012 Ne :
Rajoni - 85 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Presidenti i Francës Nikola Sarkozi ka bërë të ditur planin e tyre për taksimin e transaksioneve financiare. Nga muaji gusht Franca do të ketë 0.1 perqind taksën e quajtur “Tobin”.
Në një intervistë për televizionin “France TV” Sarkozi tha se shpresonte që edhe vendet e tjera të vendosnin një taksë të tillë.
“Shpresojmë që të mbledhim 1 miliard euro”, tha presidenti i Francës.
Pavarësisht kësaj shumë ekspertë e kanë kundërshtuar një taksë të tillë duke e quajtur një lëvizje të pastër politike në një kohë kur Sarkozi po del humbës nga sondazhet në garën presidenciale përballë Francois Hollande.
Një propozim i tillë do të diskutohet nga ministrat e financave të BE-së në muajin mars.