Publikuar me : 29.11.2011 Ne :
Kronike - 36 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një bombël gazi ka shpërthyer gjatë mbrëmjes së ditës së sotme në një hotel në zonën e Saukut në Tiranë.
Duke iu referuar burimeve të policisë, mësohet se shpërthimi ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa me rrezik përbën dhe vendodhja e një karburanti në këtë zonë.
Ende nuk bëhet e ditur nëse nga shpërthimi mund të ketë të plagosur, ndersa përhapi panik tek banorët e zonës.
Policia e cila menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka nisur nga hetimet ndërsa ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit.