Publikuar me : 22.10.2011 Ne :
Kronike - 46 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një i sëmurë shqiptarë është nisur drejtë Savonës, në Itali për të operuar shpretkën. Por gjatë ndërhyrjes kirurgu që e ka operuar Andrea Pikardo, shef i kirurgjisë, i ka hequr dhe veshkën e djathtë. E djathta, ishte e vetmja veshkë i i funksiononte pasi e majta ishte kthyer në një organ të padobishëm prej kohësh.
Ky gabimi mjekut do t`i kushtoj shqiptarit një kur dialize për të gjithë jetën gjithnjë nëse në muajt në vijim nuk do të gjendet ndonjë dhurues veshke. 46- vjeçari shqiptarë, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u operua ditën e mërkurë dhe sipas dëshmive nga ekipi i mjekëve heqja e veshkës ka rezultuar e domosdoshme gjatë operacionit. Megjithatë mediat italiane e konsiderojnë rastin si një kalbje të sistemit shëndetësor në Itali.