|
Se shpejti, lotari shqiptare per amerikanet
Publikuar me : 01.10.2011 Ne :
Kuriozitete - 74 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Vargje nga Arben Duka
Rritja shqiptare,
Është më e mira,
Porse prapë e prapë,
Po ndodhin çudira!
Sala sjell çdo ditë,
Zhvillime të reja,
Po një ftesë të vockël,
Nuk e bën BE-ja!
Po ç’e duam ftesën,
Vallë kush ma thotë,
Kur kriza si mjegull,
Rri mbi Europë!
E këtu shkëlqejnë,
Vetëm rreze drite,
Hej Sali Berisha,
Në ç’maja na ngjite!
Të gjëmojnë këngët,
Tingujt e muzikës,
Jemi katër vende,
Sipër Amerikës!
Shpejt do promovohet,
Këtej pra nga tanët,
LLOTARI SHQIPTARE,
Për amerikanët!
Këtu do të mbyllen,
Gjithë gojët e liga,
Se tek ne do dyndet,
E gjithë Amerika!
Neve jemi qendra,
E gjithë rruzullimit,
Të na marrë të keqen,
Ftesë e asocimit!
Edhe po t’ia japin,
Berisha s’e merr,
S’mund të lejë parajsën,
Dhe të shkoj në ferr!
Tani kemi mbërritur,
Në një faze të re,
Të lutet Evropa,
Ta pranojmë ne!
Portat kanë ndryshuar,
Fare kësaj here,
Se do jetë Berisha,
Që do vejë kritere!
*Në libraritë kryesore të Tiranës ka dalë libri më i ri i Arben Dukës “Taksidarët e Gjakut” me vargjet më të zgjedhura të kësaj rubrike
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|