Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Se vjen nje qe do Envere…

Publikuar me : 16.12.2011 Ne : Kuriozitete - 63 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Vargje nga Arben Duka

 

O Sali, o yll, o dritë

ti na provokon përditë

Ç’ka ndodhur me ty o shoku

që t’u bë fiksim ky Zogu?!

 

Sivjet kemi ca festime,

ti do bësh ca korrigjime

Korrigjim të historisë,

për festën e pavarësisë

 

Do jetë tok te memoriali

Zogu dhe ‘Smail Qemali

Gjersa ti ringjall Zogollin

Çfarë me thua për Fan Nolin?

 

Gjersa ti ringjall Ahmetin

Ç’thua për Bajram Hazretin?

Për Gurakuq e Prishtinë

Riza Cerovë e Avninë?

 

Kur të nisësh rindërtimin,

mos harro Is’ Boletinin

Se Isa ishte në Vlorë,

më 28 nëntor…

 

S’mund të lesh jashtë korrigjimit

Komandantin e çlirimit

Besoj se e sjell ndër mënd

Idhullin dhe zotin tënd

 

Qe ai që bëri shtet

Nja dyzet e kusur vjet

Ti e kishe ideal

Sun mos jetë në memorial

 

Veç ca emra unë përmenda

S’është se monument u gdhenda

Se unë shkruaj poezi

Monumentet i ngre ti!

 

Potë jenë të gjithë sa thanë

në memorial në Tiranë

Do ta kemi një problem

Bëj durim se do ta them

 

Do rrethohet Zog’ i Parë

me ata që i ka vrarë

Pota them në parantezë

do duket si mac’e zezë

 

O Sali, o lumë, o lumë

pse nuk bën referendum?

Se vjen një që do Enverë

Dhe ta hedh mbretin në erë..

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Mishmashi i arsimit shqiptar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 25 here.
Agim Fjolla Në Londrën e para pavarësisë shqiptare lindi një debat publik pas vjedhjes së një prej galerive private të artit që zotëronte një koleksion të veçantë veprash nga rilindja italiane. Roja i turnit të natës i ishte dorëzuar gjumit dhe këtë dobësi të moshës e kishte përdorur hajduti i cili vodhi plot pesë piktura. Kjo ngjarje shërbeu si nisje e një debati ku përzihej detyrimi moral me detyrimin ligjor ku njëra palë e hidhte rojën në anën e fajtorëve...Lexo te gjithe artikullin »


» Puna e mjekut flet me shume
» Ambasada ne Itali na ka mbyllur deren
» Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda
» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit