Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Sekretet e renda plumb te kontrabandes shqiptaro-serbe te armeve

Publikuar me : 04.03.2011 Ne : Kuriozitete - 107 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

EKSKLUZIVE - EMRA DHE DOKUMENTE Qeveria e Tiranes, e zhytur ne kontrabande armesh. Partneret kryesore, serbet. Mes tyre, edhe ish-militare te dekoruar nga Miloshevici per trimeri ne Kosove. Ne listen e partnereve, edhe iranianet, islamiket etj. Deri edhe transportet e armeve shqiptare kryhen me shofere serbe. Ja shkresat e Ministrise se Mbrojtjes ne Tirane qe kerkon pajisjen e tyre me viza ne Rinas e Han te Hotit

Per kedo qe ka degjuar dje debatet per armet ne Kuvendin e Shqiperise, po japim disa pergjigje mbi keta partnere dhe aleate.
Keta partnere ndahen ne tre grupe Se pari serbet, se dyti perfaqesues te asaj qe quhet boshti i se keqes, (iraniane dhe koreanoveriore), se treti, fondamentaliste islamike, qe i kontrabandojne armatimet shqiptare dhe ato serbo-sllave te tranzituara neper Shqiperi, drejt organizatave terroriste te certifikuara nderkombetarisht.


SERBET
Nje nga aleatet serbe te ministrit aktual te Mbrojtjes, pra te qeverise se Republikes se Shqiperise (te trasheguar vite me pare nga paraardhesit e tij) eshte Sllobodan Tesic, (shih dokumentin) njeriu, qe nder te tjera eshte ne listat e zeza te OKB-se per shkeljen e embargos se armeve ndaj Liberise se kasapit Charles Taylor, ne bashkepunim me famekeqin zot te luftes, Viktor Bout.
*****
Dhe jo vetem. Nje tjeter serb (emri dhe dokumentat perkates ndodhen ne redaksine e Shekullit) ka ardhur ne Shqiperi te pakten deri ne maj 2009. Ky aleat dhe partner i qeverise se Tiranes eshte shquar nder te tjera ne veprimet e spastrimit etnik ne zonen e Prijedorit te Bosnjes lindore dhe dyshohet se ka marre pjese ne persekutimin e mjekut te shquar boshnjak Osman Mahmulin. Ai eshte nje ish-paraushtarak qe ne bashkepunim me trupat e brigades se motorizuar 343 ka kryer vrasje civilesh boshnjake perfshire gra dhe femije ne vendin e quajtur Pyjet e Kurevos ne prill-maj 1992.
*****
Nje serb i trete eshte ne kete liste. Ai eshte ish-bashkepunetor i famekeqit Diveroli ne vitet 2007-2008 dhe ne veren e vitit 2010 u vu nen hetimin e doganave amerikane per trafik armesh dhe municionesh luftarake. Firma e tij Pinacle Corporation e inkorporuar ne Majami Florida po ashtu po investigohet aktivisht per trafik armesh ne drejtim te Grupit terrorist somalez Shabaab Militia (behet fjale per pushke sulmi te prodhimit jugosllav te Fabrikes Cervena Zastava). Keto arme serbe do te tranzitoheshin nga porti i Durresit drejt Somalise. Fatmiresisht nderhyrja e doganave amerikane njelloj si ne rastin e n/kolonelit ne pension Otoole beri qe te deshtoje ky trafik. Theksojme se ky shtetas serb ka vizituar Shqiperine edhe pas tragjedise se Gerdecit, per kete mjafton te kontrollohen te dhenat e pikave te kontroll-kalimit kufitar.
*****
Nje nder partneret e Ministrise se Mbrojtjes se qeverise se Republikes se Shqiperise (partner i se paku dy ministrave te Mbrojtjes) eshte edhe ish -komandanti i batalionit te ish-policise ushtarake te Milloshevicit, i cili ne fshatin Gornij Bitesh ka vrare se paku dy civile te pafajshem shqiptare te Kosoves ne prill te vitit 1999.
Ne kete simbioze thuajse cdo veprim importi, eksporti apo tranzitimi i armatimeve shqiptare dhe jo vetem, eshte kryer duke pasur te perfshire individe serbe. Madje edhe per banalitete te tilla si eksportim armesh trofe per ne Gjermani transporti eshte bere me kamione serbe dhe me shofere serbe, si ne rastin e kamioneve me targa te Nishit NS228-333/43-77NS dhe NS 228-602/58-03NS me shofere Beljin Jovan dhe Radasonovic Milan. (shih dokumentin)


Eksporti i barutit shqiptar per Clermont BP ne Belgjike behej me shofere dhe kamione serbe, jo se nuk ka shofere dhe kamione belge apo shqiptare por, sepse serbet jane me te besuar per transportin e ngarkesave speciale. Serbet perdorin territorin shqiptar dhe aerodromet shqiptare per tranzitimin e qindra ton armatimeve.
Edhe kur duhet te importohen lende plasese luftarake si psh. C4 nga Irani transporti behet me avione e pilote serbe si psh avionet e nje tjeter personi problematik, i cili vec te tjerash, eshte dekoruar nga Miloshevici ne janar te vitit 2000 per trimeri te treguar ne lufte kunder shqiptareve ne betejen e Llozhes gusht 1998.


IRAN DHE KORE E VERIUT
Kontaktet me boshtin e se keqes Iran dhe Kore te Veriut perfshinin nje game te larmishme artikujsh, qe nga porosite per parti 100 000 kallashnikovesh e deri tek avionet pa pilot, pajisjet anti GPS apo granatahedhesit moderne RPG 29, te afte te demtojne dhe tanket me moderne si Challenger, Abrahams etj te pajisur me blind reactive shumeshtresesh (multi layer reactive armour), qe paten nje eficence vdekjeprurese kunder tankeve izraelite Merkava 3 ne gusht te vitit 2006 ne jug te Libanit.
Per te furnizuar me bomba aviacioni aeroplanet e mplakur Fantom te Iranit partneret shqiptare te ajatollaheve te Teheranit i blene ne Afrike te Jugut dhe i transportuan nga magazinat doganore hollandeze (si zakonisht nepermjet serbeve) deri ne Rinas.
Pasojat e ketij bashkepunimi u pane dhe ne veren e vitit te shkuar kur eksplozivi RDX shqiptar i eksportuar ne Iran u kap ne Xhoja Tauro te Kalabrise, ndersa po bente xhiron e botes per te mos u interceptuar para se te arrinte ne duart e Hezbullahut, qe me ndemjetesine siriane e priste ne portin sirian te Tartousit.
Shitja e deshtuar e armeve serbe Jemenit dhe eksportimi i suksesshem i armatimeve shqiptare drejt aleatit Saleh te Jemenit jane disa nga bemat e epokes pas-Gerdec te trafikanteve shqiptare te armeve. Natyrisht Ministria jone e Mbrojtjes nuk mund ti linte pa i shitur arme edhe aleatit anti terror kolonelit Gadaf, i cili ka dhene kontribut te vecante anti-terror duke hedhur ne ere diskoteka plot me marinsa amerikane apo avione civile plot me pasagjere te pafajshem.


ISLAMIKET
Persa i perket maredhenies se trafikanteve shqiptare te armeve dhe ekstremisteve islamike mund te themi, qe rezultojne te perzjere personazhe te erret dhe shume problematike, mes te cileve njeriu qe preu ne bese myslymanet e mjere te Serbrenices.

Si konkluzion mund te themi, qe nese shqiptaret nuk do tua ndalojne doren ketyre trafikanteve dhe qeveritareve te papergjegjshem, atehere zoti i ruajte shqiptaret! Opozita e luleve dhe qirinjve duhet ta kuptoje se ndalja e dores se kontrabandisteve te armeve nuk eshte thjesht lufte politike, por akt patriotik, ne te kunderten, kur djajte dalin nga shishja ndodhin Gerdece!


FOTO GALERI - Faksimile te Ministrise se Mbrojtjes derguar pikave tona kufitare per pajisjen me viza te shifereve dhe kontraktoreve serbe. Kopertina e Shekullit, versioni print

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Mishmashi i arsimit shqiptar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 25 here.
Agim Fjolla Në Londrën e para pavarësisë shqiptare lindi një debat publik pas vjedhjes së një prej galerive private të artit që zotëronte një koleksion të veçantë veprash nga rilindja italiane. Roja i turnit të natës i ishte dorëzuar gjumit dhe këtë dobësi të moshës e kishte përdorur hajduti i cili vodhi plot pesë piktura. Kjo ngjarje shërbeu si nisje e një debati ku përzihej detyrimi moral me detyrimin ligjor ku njëra palë e hidhte rojën në anën e fajtorëve...Lexo te gjithe artikullin »


» Puna e mjekut flet me shume
» Ambasada ne Itali na ka mbyllur deren
» Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda
» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit