Publikuar me : 21.12.2011 Ne :
Kronike - 30 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Policia e Fierit ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Fierit, duke vënë nën sekuestro një sërë pronash dhe llogari bankare të 60-vjeçares Teferi Hamzaraj, dhe të familjarëve të saj. Operacioni i koduar “Lotaria e rreme” ka sekuestruar asetet e familjes Hamzaraj, të cilat arrinin vlerën 650 mijë euro, për shkak të implikimit të djalit të tyre, Fatos Hamzaraj në trafikun e drogës.
Sipas policisë, Fatos Hamzaraj, 29 vjeç, rezident në Angli, është arrestuar nga autoritetet e zbatimit të ligjit në këtë shtet, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal me tendencën e trafikut të lëndëve narkotike.
Për tre vjet me radhë, 29-vjeçari Hamzaraj i kishte transferuar të ardhurat nga trafiku i drogës tek familja e tij në Shqipëri, përmes transfertave bankare dhe kesh, dhe këta të fundit janë mundur t’i justifikojnë si para të ligjshme dhe t’i investojnë në biznese, bar kafe, karburant, apartamente, palestër etj.
Pronat e sekuestruara
- Një apartamenti me sipërfaqe 120 metër katrorë në qytetin e Fierit, pronë e shtetases Teferi Hamzaraj,
- Një sipërfaqe trualli 782 metër katrorë në komunën Cakran,
- Një pike karburanti në komunën Cakran me sipërfaqe 150 metër katrorë,
- Disa garazheve,
- Një palestër,
- Bar Kafe,
- Si dhe të gjitha pajisjeve të ndodhura në këto aktivitete.
Ndaj 29-vjeçarit Hamzaraj do të nisë procedimi penal për “pastrim të produkteve të Veprës Penale”, ndërsa vijon puna për dokumentimin e gjithë aktivitetit të tij kriminal.