Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Sekuestrohen pasuri 650 mije euro ne emer te te moshuares

Publikuar me : 22.12.2011 Ne : Kronike - 76 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kishte punuar për vite të tëra në Britani duke u marrë me trafik droge dhe paratë i kishte sjellë pak nga pak në Shqipëri për ti “fshehur” në emër të të ëmës 60-vjeçare, por nuk ia ka arritur qëllimit. Ai vetë është arrestuar dhe rreth 650 mijë euro që kishte investuar e ëma 60-vjeçare në Fier, i janë sekuestruar nga shteti shqiptare. Kjo është historia e Fatos Hamzarajt dhe nënës së tij, Teferi, banuese në Cakran.

“Nga një hetim intensiv dhe profesional i Sektorit Kundër Pastrimit Parave në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore Task-Forcë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, ka rezultuar se djali i shtetases Teferi Hamzaraj, konkretisht shtetasi Fatos Xhavit Hamzaraj, vjeç 29, rezident në Angli, është arrestuar nga autoritetet e zbatimit të ligjit në këtë shtet, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal me tendencën e trafikut të lëndëve narkotike”,- thanë dje burimet zyrtare të policisë. Sipas tyre, gjatë hetimit të këtij procedimi penal ka rezultuar se shtetasi Fatos Hamzaraj, për një periudhë prej rreth tre vjetësh, të ardhurat e përfituara në mënyrë të paligjshme nga trafiku i lëndëve narkotike, i ka transferuar tek familjarët e tij në Shqipëri, përmes transfertave bankare dhe kesh. Nga ana e tyre, këta të fundit, janë mundur t’i justifikojnë si para të ligjshme dhe t’i investojnë në biznese, bar kafe, karburant, apartamente, palestër, etj.

Duke mos pasur asnjë burim tjetër të ardhurash për të justifikuar pasurinë e vënë, prokuroria shqiptare ka nisur hetimet për shtetasin Fatos Hamzaraj duke regjistruar procedimin penal me nr. 322. Bazuar në materialet e grumbulluara në kuadër të këtij procedimi penal nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë, është bërë kërkesa zyrtare në Gjykatën e Fierit, e cila ka vendosur masën e sekuestros për pronat dhe llogaritë bankare të këtij shtetasi dhe familjarëve të tij.

Burimet e policisë thanë se janë sekuestruar një apartament, një truall në Cakran, një pikë karburanti, disa garazhe, një palestër, një lokal dhe pajisjet e tyre. “Në total vlera e aseteve të sekuestruara është rreth 650 mijë euro. Nga Sektori kundër Pastrimit Parave në Departamentin Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë, vazhdon puna dhe po kryhen hetime intensive për dokumentimin e gjithë aktivitetit të tij kriminal”,- thanë burimet zyrtare të policisë.

 

 

sekuestrimet

Një apartamenti me sipërfaqe 120 metër katrorë në Fier

Një sipërfaqe trualli 782 metër katrorë në komunën Cakran

Një pike karburanti në komunën Cakran me sipërfaqe 150 metër katrorë

Disa garazheve

Një palestër

Bar Kafe

Si dhe të gjitha pajisjeve të ndodhura në këto aktivitete

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Zhduket adoleshentja, dyshohet per prostitucion

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 31 here.
Zhduket adoleshentja, dyshohet per prostitucionPolicia e Tiranës, foto arkiv Një adoleshente është zhdukur në mënyrë të mistershme, pasi ka shkur në shkollë dhe nuk është kthyer më në shtëpi. Babai i saj e ka denoncuar në policinë e Tiranës zhdukjen e vajzës së tij. Beqir Visha nga Zall Bastari tregon se që prej të mërkurës pasdite vajza, 17-vjeçare nuk është kthyer në shtëpi dhe ai mendon se është rrëmbyer. Visha tregon dyshimet se vajzën e tij mund ta kenë rrëmbyer për ta dërguar më pas jashtë për...Lexo te gjithe artikullin »


» Te plagosurat me trauma psikologjike
» Himare, te plagosurat me trauma psikologjike
» Sulmon fqinjin me granate, arrestohet
» 20 femije me HIV/AIDS, e kane mbartur nga nena
» Greqia ndalon autobuset nga Shqiperia
» Task-forca nis hetimet, tre ministri kallezohen nga KLSH-ja
» Zvicerania Fure pyetet tre ore ne prokurori per “mashtrimet”
» Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimor
» Durres, shperthim eksplozivi
» Dy shqiptare hyjne ilegalisht ne SHBA me ane te nje barke

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit