Publikuar me : 06.12.2011 Ne :
Kronike - 45 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Policia kufitare e Vlorës bëri të mundur ndalimin e autobusit të linjës Vlorë-Brindizi për të kryer kontrollin e bagazheve të udhëtarëve. Gjatë procesit të kontrollit është pikasur një sasi prej 3 kg drogë e llojit kanabis sativa, në çantën e shtetasit Besian Bregu 23 vjeç nga qyteti i Fierit, i cili u shoqërua në rajonin e Policisë.
Ky është rasti i dytë ku droga transportohet me autobusët e linjës Vlorë- Brindizi. Një ngjarje e ngjashme ndodhi dhe në datën 3 tetor 2011, ku policia kufitare ndaloi dy persona, të cilët po udhëtonin në drejtim të Italisë, pasi tentuan të kalonin kontrabandë një sasi bime narkotike.