Publikuar me : 19.12.2011 Ne :
Kronike - 24 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Flamur Vezaj
Prokuroria për Krimet e Rënda ka sekuestruar me kërkesë të homologëve italianë tragetin e linjës Vlorë-Brindizi, “Veronica Line”, me dyshimin se shfrytëzohej për transport droge nga vëllezërit italianë Primaceri, të arrestuar në vendin e tyre. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të institucionit të akuzës dhe Gjykatës së Lartë, ku pronarja e tragetit të pasagjerëve ka bërë rekurs, duke kërkuar lirimin e anijes së bllokuar. Sipas këtyre të dhënave, mësohet se nga Gjykata e Lartë shtetasja egjiptiane Nahla Mohamed Aly Mohamed Abdelsamie kërkon lirimin e tragetit të bllokuar me pretendimin se ai është blerë nga ajo tek vëllezërit Primaceri dhe që nuk ka lidhje me trafikun e drogës.
“Prokuroria e Leçes pas hetimeve disa mujore, ka arrestuar katër vëllezërit Luigji, Osvaldo, Salvatore dhe Ezio Primaceri, pronarë të pesë kompanive të ndryshme, duke i akuzuar për “trafik të lëndëve narkotike” në kuadër të organizatës kriminale në bashkëpunim me tetë shtetas të tjerë shqiptar, të cilët janë arrestuar. Katër vëllezërit Primaceri, dyshohet se për një periudhë të ndryshme, kanë arritur të trafikojnë nga Shqipëria drejt Italisë një sasi prej mbi 300 kg marijuhanë dhe mbi tre kg heroinë, sasi këto të sekuestruara. Dyshohet se vëllezërit Primaceri, shfrytëzonin kamionët e kompanive të tyre, duke i ngarkuar në Shqipëri me marijuhanë dhe më pas me tragetin e tyre “Veronika Line” të linjës Vlorë-Brindëzi i sillnin në Itali, nga ku i shpërndanin me pakicë”,- thuhet në materialet e ardhura nga autoritet e drejtësisë së Leçës. Por, dyshohet se përveç sasive të sekuestruara, vëllezërit Primaceri kanë trafikuar edhe herëve të tjera sasi droge në rajonet e Pulias, Lazios, Toscanës dhe Venetos, që autoritet e karabinierisë italiane nuk kanë arritur t’i sekuestrojnë.
Bazuar në këto dyshime, Gjykata e Leçës, seksioni i “Antimafias”, me kërkesë të prokurorisë ka vendosur sekuestrimin e pasurisë së vëllezërve Primaceri, që sipas medieve italiane, arrin në shumën 20 milion euro. “Në Itali Gjykata e Leçes, ka vendosur sekuestrimin e të gjithë llogarive bankare, pronat, kompanitë dhe aktivitetet e bizneseve që figurojnë në emër të vëllezërve Primaceri apo të afërmve të tyre, që kapin vlerën e rreth 20 milion euro. Bazuar në vendimin e Gjykatës, autoritetet e drejtësisë italiane me letër-porosi kanë kërkuar nga Prokuroria për Krime të Rënda bllokimin e tragetit “Veronica Line” që ndodhej në kalatën e portit të Vlorës”-thuhet nga të dhënat e prokurorisë. Ky sekuestrim, është kryer edhe me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, që është lënë në fuqi edhe nga Apeli, çka i ka detyruar avokatët e egjiptianes Abdelsamie t’i drejtohen Gjykatës së Lartë me rekurs. Sipas pretendimit të rekursit, pronarja egjiptiane prej kohësh e ka blerë tragetin nga vëllezërit Primaceri dhe aktiviteti i saj nuk ka lidhje me aktivitetin e vëllezërve të arrestuar në shtator të këtij vitit.
Shqiptarët morën peng Luixhi Primacerin për drogën
Njëri nga vëllezërit Primaceri, konkretisht Luixhi, është arrestuar në shtator të këtij viti sapo ka zbritur nga trageti i linjës Vlorë-Brindëzi, ku po kthehej nga Shqipëria, ku sipas tij, kishte qenë për biznes. Por, në prill të 2009 Luixhi Primaceri është rrëmbyer me forcë nga shtetasit shqiptar, E.Sadikaj dhe N.Kafilaj, të dyshuar edhe këta si trafikant droge. Këta të dy, për të shtënë në dorë një ngarkesë prej 184 kilogram marijuanë, që kishte mbërritur në Itali nga Shqipëria, e cila ishte fshehur pranë magazinave të vëllezërve Primiçeri, sekuestruan vëllanë më të vogël të tyre. Në fakt, një pjesë e drogës, rreth 100 kg, ishte sekuestruar nga forcat e rendit më 24 mars 2009. Rrëmbimi i tij, sipas medieve italiane, është kryer më 17 prill 2009 në Romë, ku Luixhi Primiçeri kishte shkuar për të takuar dy shqiptarët. Të tre ata u takuan në rrugën “Kazilina”, pranë hiper-merkatit “Ipercoop”. Karabinierët kishin arritur të regjistronin telefonatat e tyre, duke dokumentuar sekuestrimin e biznesmenit nga Salento. Pak pas kësaj, Luxhi Primiçeri kishte telefonuar një tjetër person nga trafikantët e supozuar shqiptarë, të përfshirë në operacion, S.Gockaj, me nofkën “Neri”, i cili i ka thënë “Unë këtu jam futur në m…, rregulloji gjërat menjëherë, pasi me mua nuk ke punë më, por po të them, menjëherë, të lutem, të lutem…” Më pas, Luixhi Primiçeri i telefonon vëllait Osvaldo, që të dërgojë menjëherë ngarkesën me drogë”. “Kamionin sille nesër, ti vetë mos eja prej andej nëse gjithçka nuk është në rregull, ti duhet të vish këtu vetëm nëse gjithçka është Ok”. Atmosfera bëhej gjithnjë e më e nderë, dhe një nga rrëmbyesit e supozuar i telefonon ndërlidhësit të vëllezërve Primiçeri, S. Gockajt, të cilit i thotë shprehimisht: “Që ta le të lirë, dua ato 184 që mungojnë, të miat dhe të tjerat”. Pas rreth katër orësh, Luixhi Primiçeri lihet i lirë dhe largohet nga Roma.
Detaje
24 mars 2009, në Brindisi, E.Ismaili u arrestuan, dhe D.Jahaj e R.Bass, ku i është sekuestruar 100 hashash.
Më 27 prill 2009, në Casarano, u arrestuan dhe G.Zyko e K.Hysaj, ndërsa mbante 52 kg hashash
Më 27 maj 2009 at Gioia del Colle (BA), në rrotat e një kamioni të kompanisë “Ltd Primiceri” janë sekuestruar 17 kg hashash
Më 15 korrik 2009, në Brindisi, është sekuestruar 3.789 gramë heroinë dhe janë arrestuar shqiptarët A.Gjuzi e A.Dushku
Më 23 Tetor 2009, në Brindisi, u kapën 143 kg marijuanë e gjetur brenda rrotat e rimorkio drejtuar për një kompani të “Primiceri”.
Sekuestrime
Gjatë operacionit u krye sekuestrimin e aseteve të lidhura me Primiceri, për një vlerë të vlerësohet në 20 milionë euro, duke përfshirë edhe pesë kompani, anije-traget “Veronica Line” (tonazhit të 1.600 ton në ngarkesë të plotë) që mbajnë flamurin e Shën Kitts Nevis (KN),
79 automjete përfshirë edhe kamionë, rimorkio, kamionë, furgonë dhe makina.
Konfiskime
FERGOMLINE DE ITALI SRL Me seli në Itali Matino Avenue 35 / c, F.
TRANSPORTIT LLI Primiceri SRL, me zyrë të regjistruar në Via Provinciale Casarano Supersano 3 km, Salvatore Primiceri
TRANSPORTIT LTD, me zyrë të regjistruar në Itali Viale Matino n.35,
TRANSPORTIT Primiceri EZIO SRL, me zyrë të regjistruar në Itali Viale Matino 35;
TRANSPORTIT LTD, me zyra të regjistruara në Via Matino Itali 35. Osvaldo Primiceri