TIRANE- Pas nje deklarate ne prokurori ku mohon cdo dhenie ryshfeti, dy dite me pas, Rrahman Selmanllari ka pohuar te kunderten duke deklaruar se i ka dhene Dritan Avllajt 20perqind te kontrates, pasi ky i fundit kishte marre persiper te kalonte studimin e zones dhe te merrte lejen e ndertimit ne bashki. Nje gje e tille nderkohe mund te beje qe ndaj tij te ngrihen akuzat e korrupsionit aktiv, si dhe ajo e deshmise se rreme, pasi nga ana e prokurorise u deklarua se me pare Selmanllari nuk kishte pranuar dhenien e ryshfetit. Ne nje deklarate noteriale te firmosur nga Rrahman Selmanllari dhe te shperndare mesditen e djeshme nga avokati i tij mbrojtes, Genc Gjokutaj, thuhej se kerkesa e Avllajt ishte pranuar pasi ai e kishte paraqitur veten si mik i kryetarit te bashkise. Ne deklaraten e firmosur pretendohet se keto deklarime jane bere edhe para prokuroreve te ceshtjes tri dite me pare. Por burimet prane ketyre te fundit konfirmuan serish per Shekullin se ne asnje rast gjate tre oreve te marrjes ne pyetje te shtetasit Selmanllari, ky i fundit nuk ka thene nje gje te tille. Gjithashtu, keto burime saktesuan se do te verifikohet firma e hedhur ne deklaraten noteriale me ate te dhene ne prokurori. Sapo kemi administruar nje kopje te deklarates noteriale te shperndare nga avokati Genc Gjokutaj dhe do te verifikojme me ane te nje akt-ekspertimi daktilografik dhe krahasues nenshkrimin qe ndodhet poshte emrit Rrahman Selmanllari. Nese rezulton qe kjo firme eshte e njejta me ate qe ndodhet ne procesverbalin e marrjes ne pyetje tre dite me pare, do te dergohet ne adrese te tij nje flete-thirrje tjeter, ku do te merret serish ne pyetje, shprehen burime te prokurorise. Sipas ketyre te fundit, gjate marrjes ne pyetje Selmanllarit mund edhe ti komunikohen edhe dy akuza penale deshmi e rreme para oficerit te policise gjyqesore pasi gjate marrjes ne pyetje tre dite me pare ka mohuar se ka dhene 20 perqind te aksioneve ne forme ryshfeti dhe akuzen e korrupsionit aktiv ndaj personave qe ushtrojne funksione publike per faktin e dhenies se ryshfetit.
Avokati mbrojtes, gjate deklarimeve te djeshme para medieve konfirmoi edhe njehere qendrimin e klientit te tij i cili fakton akuzat e deputetes demokrate Albana Vokshi. Kjo e fundit deklaroi se shoqeria Vizion Construction ku ortak jane bashkejetuesi i saj Arian Tartari dhe shtetasi Rrahman Selmanllari, eshte detyruar te jape ryshfet 20 perqind te aksioneve te ndertimit te kompleksit te banimit ne zonen e Liqenit Artificial. Nderkohe, tre aksioneret e tjere Fatos Skeja, Kujtim Hasa dhe Ylber Cami gjate marrjes ne pyetje nga prokuroret e ceshtjes Ardian Braho e Valentin Preci, kane mohuar se kane dhene ryshfet tek Dritan Avllaj. Edhe ky i fundit i pyetur tri dite me pare, ka mohuar deklaratat e deputetes Vokshi duke i cilesuar si akuza politike dhe shpifje.
Tartari su paraqit dje ne prokurori
Biznesmeni Arian Tartari i njohur si bashkejetuesi i deputetes se Partise Demokratike Alban Vokshi nuk u paraqit dje ne prokurori. Lajmi konfirmohet nga burimet e akuzes, sipas te cilave, Tartari kishte konfirmuar ardhjen gjate paradites se djeshme por nuk eshte paraqitur. Sipas prokurorise, telefoni i tij privat rezultonte i mbyllur dhe pritet qe ai te paraqitet gjate javes se ardhshme, pasi do ti dergohet edhe nje flete-thirrje. Nderkohe konfirmohet se ai ka qene jashte shtetit per disa dite, por eshte kthyer diten e hene ne Shqiperi.
*******************
Deklarata e avokatit te Rrahman Selmanllarit, Genc Gjokutaj ka nxitur reagimin e Prokurorise dhe Partise Socialiste. Ne nje deklarate per shtyp Prokuroria e Tiranes hodhi poshte pretendimet e avokatit Gjokutaj, se Selmanllari ne deshmine e tij kishte pranuar se kishte paguar 20 perqind tek Dritan Avllaj, njohur ndryshe si Tan Lepri. Menjehere me pas ka ardhur dhe reagimi i Partise Socialiste, ku deputeti Taulant Balla e quajti shpifje deklaraten e avokatit Gjokutaj.
Ky avokat paguhet per te mbrojtur persona me problematike si Damir Fazllici apo Rrahman Selmanllari, te cilet edhe kur sjane te akuzuar po thjesht te pyetur nga prokuroria si persona qe lidhen me rrethanat e nje ceshtjeje, shkojne ne prokurori me avokat- tha Balla
Ai theksoi se Gjokutaj sot zevendesoi zedhenesit e Saliut, duke folur per dicka qe sipas tij eshte nje leje dhe aplikim qe nuk egziston, dhe se e gjitha kjo behet per te terhequr vemendjen nga skandale e qeverise Berisha.
*******************************
Rrahman Selmanllari, i njohur si miku i djalit te kryeministrit Sali Berisha, u mor dje ne pyetje per rreth tre ore ne prokurori. Ai hodhi poshte akuzat e deputetes demokrate Albana Vokshi lidhur me arsyen e dhenies se 20perqind te aksioneve te firmes Vizion Construction shtetasit Dritan Avllaj, i njohur ndryshe si Tan Lepuri apo miku i kryebashkiakut te Tiranes.
Selmanllari eshte shfaqur ne hyrje te prokurorise se kryeqytetit rreth ores 12 30 i shoqeruar nga avokati i tij Genc Gjokutaj. Perpara prokuroreve Valentin Preci dhe Ardian Braho, ai eshte marre ne pyetje per rreth tre ore me cilesine e personit qe ka dijeni per ceshtjen (deklaruesit).
Mesohet se Selmanllari eshte treguar i gatshem dhe ka dhene shpjegime te hollesishme per njohjen e tij me bashkepronarin e firmes Vizion Construction Arian Tartari apo bashkejetuesin e deputetes Vokshi, kohen e hapjes se shoqerise Vizion Construction dhe kontraten e nenshkruar me kater biznesmenet e tjere. Sipas Selmanllarit, mes tyre ka ekzistuar nje kontrate ndertuesish per ceshtje biznesi dhe asgje me shume.
Selmanllari u thirr dje ne prokurori per faktin se ai se bashku me shtetasin Arian Tartari kane hapur nje shoqeri me emrin Vizion Construction dhe jane ortake me nga 50 perqind te aksioneve. Kjo shoqeri ne korrik te vitit 2008 ka nenshkruar nje kontrate bashkepunimi me kater ndertues te tjere per ndertimin e nje kompleksi banimesh dhe sherbimesh te Liqeni Artificial.
Per kete projekt deputetja Vokshi ka deklaruar se bashkejetuesi i saj Tartari eshte detyruar te perfshije ne biznes shtetasin Dritan Avllaj si kusht te vendosur nga kryebashkiaku i Tiranes, Edi Rama.
Deshmia
Me Arian Tartarin kam njohje te vjetra ne rrethana te ndryshme. Se bashku ne vitin 2007 kemi hapur nje shoqeri ndertimi qe e kemi emertuar Vizion Construction sh.p.k., ku administrator eshte Tartari. Ne kete kompani jemi vetem ne te dy ortake me nga 50 perqind te aksioneve. Ne korrik te 2008-s jane afruar disa pronare te familjes Sharra, te cilet perfaqesoheshin nga disa ndertues me te cilet kemi rene dakord per ndertimin e nje kompleksi banimi dhe sherbimesh ne zonen e ish-kompleksit Dinamo ne afersi te Liqenit Artificial. Ne kete prone qe kishte mbi 17 mije metra katrore toke, vendosem te bashkohemi me kater investitore te ndryshem, me te cilet i ndame punet dhe mbi bazen e punes, edhe aksionet ne ndertim. Keshtu, firma Vizion Construction ku une e Tartari jemi aksionere, mori 55 perqind te aksioneve, shtetasi Fatos Skeja per punen qe do te kryente do te merrte 9 perqind te aksioneve, shtetasi Kujtim Hasa dhe shqiptaro-maqedonasi Ylber Cami nga 8 perqind te aksioneve dhe shtetasi Dritan Avllaj 20 perqind. Me kete te fundit kishim thjesht nje kontrate ndertimi mes investitoresh per pune te ndryshme qe do te kryente secili. Nuk kemi pasur asnje lloj presioni apo detyrimi per ta firmosur kontraten me kete ndertues, tha nder te tjera Selmanllari ne prokurori.
Avokati
Pas mbarimit te pyetjes ne prokurori te Selmanllarit, ky i fundit nuk pranoi te prononcohet per mediat. Ndersa avokati mbrojtes Genc Gjokutaj, ne fjalen e tij u shpreh se klienti qe perfaqeson eshte i gatshem te paraqitet ne prokurori sa here te jete nevoja. Sot (dje) klienti im Rrahman Selmanllari u pyet ne lidhje me shoqerine ndertuese Vizion Construction duke dhene versionin e tij per ceshtjen. Pyetja e tij u krye me cilesine e deklaruesit dhe ai eshte i gatshem te paraqitet sa here te jete nevoja pasi nuk i shmanget drejtesise ne asnje forme, tha Gjokutaj.
Deshmon Tan Lepuri, Tartari ndodhet jashte shtetit
Ne oret e vona te mbremjes se djeshme ne prokurori eshte pyetur edhe shtetasi Dritan Avllaj i njohur si Tan Lepuri. Sipas burimeve nga njesia e Task-Forces, e cila po heton ceshtjen, shtetasi Avllaj ka filluar deshmine ne ora 19 00 te darkes dhe ka vazhduar deri rreth ores 21 00 duke dhene shpjegime para prokurorit Ardian Braho. Mesohet se Avllaj ka shpjeguar se menyren e bashkimit me kater aksioneret e tjere dhe bashkejetuesin e deputetes se PD-se, Albana Vokshi.
Nderkaq, para pyetjes se Avllajt ne prokurori eshte paraqitur dhe pyetur edhe shtetasi Kujtim Hasa qe, sipas kontrates se bashkepunimit mes gjashte biznesmeneve, kishte 8 perqind te aksioneve te shoqerise ndertuese Vizion Construction dhe nga firmetaret ishte caktuar administrator i kesaj shoqerie. Ky i fundit mesohet se ka shpjeguar se kontrata e firmosur mes tyre kishte mbetur vetem ne leter per shkak se ishte prishur marreveshja mes paleve.
Nderkohe, gjate paradites se djeshme pritej te paraqitej edhe shtetasi Arian Tartari, por meqe ndodhej jashte Shqiperise, eshte lene qe te paraqitet diten e merkure. Nderkaq, paraditen e sotme pritet te pyeten shtetasit Fatos Skeja dhe Ylber Cami, edhe keta aksionere ne kontraten e denoncuar nga deputetja e PD-se.