BEOGRAD - Serbia heq regjimin e vizave per shtetasit shqiptare perpara hyrjes ne fuqi te liberalizimit te plote te vizave ne zonen shengen.
Mediat serbe njoftojne se vendimi eshte marre me 26 nentor i cili eshte nenshkruar dhe nga zevendes shefi i qeverise Ivica Dacic.
Ne Republiken e Serbise mund te hyjne pa viza shtetasit e Republikes se Shqiperise, bartesit e te gjitha dokumenteve te vlefshme te udhetimit te Republikes se Shqiperise
Shtetasit serb gjithashtu mund te vizitojne Shqiperine sa here te duan, pa asnje lloj pengese.
Qeveria shqiptare ne prill te ketij viti ka miratuar nje shtese ne vendim Per percaktimin e kritereve dhe procedurave dhe te dokumentacionit per hyrjen qendrimin dhe trajtimin e te huajve ne Republiken e Shqiperise.
Ne baze te propozimit te Ministrise se Puneve te Jashtme, Keshilli i Ministrave vendosi liberalizimin e regjimit te vizave te qendrimit afatshkurter per shtetasit e Serbise.
Ne njoftimin per shtyp te Keshillit te Ministrave behet e ditur se kjo mase do te lehtesoje levizjen edhe te shqiptareve ne Lugi, ne Luginen e Presheves dhe te gjithe shtetasve serbe me kombesi shqiptare, te cilet per shkak te regjimit te vizave, qe te hyjne ne Shqiperi u duhet te marrin vize ne ambasaden shqiptare ne Beograd.