Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Serbia ndryshon rezoluten

Publikuar me : 08.09.2010 Ne : Kuriozitete - 153 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

UPDATE- Qeveria e Serbise i ka miratuar konkluzat, me te cilat autorizohet Ministria e Jashtme qe te paraqese propozimin e ndryshuar te rezolutes per Kosoven ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.

Ky eshte rezultat i marreveshjes se djeshme te presidentit serb, Boris Tadiq, dhe kryediplomates se Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, ne Bruksel.

Presidenti Boris Tadiq tha se rezoluta e perbashket e Serbise dhe BE-se do te mundesoje dialog per zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves, e cila do te konfirmohet ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara.

Emeruesi i perbashket qe u arrit eshte fryt i kompromisit, i cili nenkupton se pas vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise eshte gjetur formula, me te cilen hapet dialogu per zgjidhjet e ardhshme, e cila thirret ne Karten e Kombeve te Bashkuara, dhe e cila nuk e permban njohjen e pavaresise se Kosoves ne asnje menyre, thuhet ne deklaraten me shkrim te presidentit Tadiq.

Teksti i projekt-rezolutes eshte harmonizuar te merkuren me te gjitha partite ne koalicion dhe partite opozitare ne Serbi.

Ne komunikaten e Qeverise ne Beograd thuhet se dokumenti, tek i cili eshte arritur ne bashkepunim me BE-ne, eshte plotesisht ne pajtim me vendimin e parlamentit te Serbise te dates 26 korrik, 2010.

Ne njoftim theksohet se me tekstin e harmonizuar, mbyllet procesi para Gjykates Nderkombetare te Drejtesise.

Me tutje, ne projekt-rezolute behet thirrje per dialog ndermjet Beogradit dhe Prishtines, i cili, sic thuhet, eshte ne pajtim me qendrimin parimor te Serbise se vetem permes bisedimeve mund te gjendet zgjidhje e pranueshme per te dyja palet lidhur me ceshtjen e Kosoves.

Ne tekst thuhet se me propozim-rezoluten ne asnje menyre nuk njihet pavaresia e Kosoves.

Ne komunikaten e Qeverise thuhet se propozimi i mundeson Republikes se Serbise qe te vazhdoje ti mbroje interesat legjitime dhe kombetare te saj ne menyre paqesore dhe diplomatike, ne bashkepunim me BE-ne dhe te gjithe faktoret e rendesishem nderkombetare.

Diskutimet dhe votimi mbi projekt rezoluten e Serbise per Kosoven ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, jane paralajmeruar per 9 shtator.

Gazeta serbe blic ka zbuluar dhe tekstin e plote te projekt-rezolutes se ndryshuar


a) Te vetedijshem per qellimet dhe parimet e Kombeve te Bashkuara;



b)
Duke marre parasysh funksionet dhe autorizimet e saj mbi baze te kartes se Kombeve te Bashkuara;

c) Duke perkujtuar ne rezoluten e saj 63/3 nga data 8 tetor 2008, me te cilen kerkohet nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise qe te jape mendimin e saj keshilledhenes ne lidhje me pyetjen A eshte shpallja e njeanshme e pavaresise nga ana e organeve te perkohshme veteqeverisese ne Kosove ne perputhje me te drejten nderkombetare?;



d)
Duke pranuar me respekt mendimin keshilledhenes te GJND-se nga data 22 korrik 2010 se shpallja e njeanshme e pavaresise se Kosoves eshte ne perputhje me te drejten nderkombetare kur behet fjale per Kosoven dhe pas shqyrtimit te vemendshem te saj, duke perfshire edhe ceshtjet per te cilat eshte dhene mendimi;

e) Merr ne dijeni permbajtjen e GJND-se lidhur me ate se shpallja e njeanshme e pavaresise se Kosoves eshte ne perputhje me te drejten nderkombetare kur behet fjale per Kosoven, si pergjigje ne kerkesen e Asamblese se Pergjithshme;



f)
Pershendet gatishmerine e Bashkimit Evropian per te lehtesuar procesin e dialogut ndermjet paleve. Procesi i dialogut vetvetiu do te jete faktor i paqes, sigurise dh stabilitetit ne rajon. Ky dialog ka per qellim te avancoje bashkepunimin, te realizoje perparim ne rrugen drejt BE-se dhe te permiresoje jetesen e njerezve.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Mishmashi i arsimit shqiptar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 25 here.
Agim Fjolla Në Londrën e para pavarësisë shqiptare lindi një debat publik pas vjedhjes së një prej galerive private të artit që zotëronte një koleksion të veçantë veprash nga rilindja italiane. Roja i turnit të natës i ishte dorëzuar gjumit dhe këtë dobësi të moshës e kishte përdorur hajduti i cili vodhi plot pesë piktura. Kjo ngjarje shërbeu si nisje e një debati ku përzihej detyrimi moral me detyrimin ligjor ku njëra palë e hidhte rojën në anën e fajtorëve...Lexo te gjithe artikullin »


» Puna e mjekut flet me shume
» Ambasada ne Itali na ka mbyllur deren
» Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda
» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit