|
Serbia, vendi qe shiti shtrenjte kriminelet e vet
Publikuar me : 27.05.2011 Ne :
Politike - 256 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
Tashme Serbia eshte fare prane realizimit te aspiratave te saj europiane, te shprehura vazhdimisht nga nje sere lideresh liberale e te moderuar, sic eshte dhe presidenti Boris Tadic. Ne deklaraten e mbajtur pas arrestimit te Mlladicit, Tadic ka thene se tashme Serbia e ka mbyllur kapitullin e krimeve te luftes, ndersa ka marre lavderime nga Ketrin Ashton, shefja e politikes se jashtme te BE, qe ndodhej per koincidence ne Beograd pikerisht diten e arrestimit te Tadicit.
Politika e jashtme serbe duhet lavderuar per aftesine e saj dhe largpamesine qe i beri te mundur ketij shteti qe ne njezet vitet e fundit ka hyre ne lufte me cdo fqinj te vetin, e ushtria e te cilit eshte konsideruar fajtore per nje sere krimesh makabre e gjenocidesh nder kroate, bosnjake e shqiptare.
Po si ia doli Serbia te jete e para ne rrugen e integrimit europian duke lene pas viktimat e veta, si Kosoven e Bosnjen, madje duke lene pas edhe shtete qe krenohen si faktore stabiliteti e paqeje ne rajon, sic eshte Shqiperia?
Se pari, serbet gjithnje kane negociuar maksimalisht. Çdo kerkese qe u eshte bere nga europianet, eshte plotesuar nga serbet vetem pasi kane marre shperbimin me te madh te mundshem. Keshtu ata e kane dorezuar Karaxhicin vetem pas 13 vjetesh, duke fituar keshtu simpatine e Barrosos, dhe duke marre udherrefyesin per integrimin ne Europe.
Po ashtu Serbia nuk ka pranuar te hyje ne negociata me Kosoven, duke deklaruar se Kosova eshte pjese e Serbise, edhe pse e dine mire qe pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme, per shkaqe gjeopolitike e jo vetem. Keshtu Serbia eshte perkedhelur gjate, e vetem pasi u liberalizuan vizat me BE (para Shqiperise, dhe natyrisht para Bosnjes e Kosoves se viktimizuar nga vete Serbia), filluan negociatat - nga te cilat, sic eshte shprehur se fundmi ministri i brendshem serb, Dacic, serbet shpresojne te perfitojne territor ne Kosoven veriore, si dhe kontroll mbi zonat administrative te qeverisura nga serbet ne Kosove.
Me kapjen e Mlladicit, pas plot 16 vjetesh arrati, serbet i kane permbushur te gjitha kushtet per tu anetaresuar ne BE. Askush nuk ngre me pikepyetje mbi deklaraten e Tadicit per kapitullin e mbyllur te krimeve te luftes.
Shahu diplomatik serb i dha rezultatet e veta, e nxori nga nje situate shume e veshtire Serbine qe tani merr edhe anetaresine ne BE, edhe pretendon per pjese te Kosoves, e pse jo te Bosnjes (kujtojme deklaratat e fundit per nje ndarje te Republikes Srpska prej federates se Bosnjes). Nderkohe viktimat, saje nje sere politikanesh te paafte e te korruptuar, por edhe saje menaxhimit katastrofal te protektoreve nderkombetare, jane shume larg pretendimeve per te patur shtete normale, si ne Bosnje, ashtu edhe ne Kosove.
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine :
Politike - Lexuar : 24 here.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi dhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, dhe njëherësh pjesë e grupit të mandatuarve për negociata, Astrit Patozi, i ka dërguar një letër kryetarit të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçit, ku i kërkon që të fillojnë negociatat që nesër për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.
“Me jemi të hapur, që duke filluar nga nesër paradite, të takohemi me...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Spahiu Presidentin duhet ta duan ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri, teatral
» Kamez, 300 te rinj behen pjese e PS-se
» Jahjaga viziton studentet e plagosura
» Presidenti, Berisha takon Mediun Procesi do jete transparent
» Presidenti i ri, Berisha Do negociohet dhe me Ramen dhe Dulen
» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral
» Skadon afati KQZ-ne Kolegjin dhe kutite nuk i levizim
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|