Publikuar me : 14.09.2011 Ne :
Rajoni - 88 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Të paktën 16 persona, mes të cilëve 12 ushtarë dhe policë, janë vrarë mëngjesin e sotëm në Irak seri atentatesh në tre zona të vendit. Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë Nina dhe Asëat al Iraq.
Burime të forcave të sigurisë bëjnë të ditur se në atentatin e parë me autobombë, i kryer në rajonin e Babelit, kanë vdekur 13 veta, mes të cilëve 10 policë dhe një femër.
Në një tjetër atentat në Habbaniya, i realizuar me eksploziv të ngjitur në pjesën e poshtme të një autobusi ushtarak, ka mbetur i vrarë një ushtar.