Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Sfida e fundit anti-duhan, se shpejti paketa pa logo

Publikuar me : 05.08.2011 Ne : Sociale - 96 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Jemi mësuar t’i dallojmë paketat e cigareve nga markat: Marlboro, Ëinston, Karela etj, etj. Ngjan e habitshme por së shpejti edhe këto logo do të zhduken. Pamja e re e paketave do jetë e njëjtë dhe thuajse gjithë sipërfaqen e paketës do ta zenë fotot dhe mesazhet kundër duhanit (të cilat janë edhe sot por zenë vetëm një pjesë ta pamjes së paketës). Emri i prodhuesit do shkruhet me gërma shumë, shumë të vogla dhe të njëjta për të gjitha llojet. Do shkruhet në fund të paketës.

Ndeshja e re mes ligjvënësve dhe prodhuesve të mëdhenj të duhanit parashikohet të jetë vërtet e ashpër. Australia ka marrë përsipër të nisë e para “eksperimentin”, ndërkohë që ligji që zhduk logot nga paketat e cigareve, është “në provim” në parlamentin britanik. BE pritet të marrë një vendim përfundimtar në fund të këtij viti. Në tryezat e Brukselit ndërkohë kanë mbërritur mbi 87 mijë vëzhgime, vërejtje dhe sugjerime të lidhura me propozimin.

Australia e ka nisur me paketa që kanë rigorozisht të njëjtën ngjyrë pavarësisht markës: të gjelbër në ulli. Ngjyra nuk është e rastësishme, Është vendosur nga një panel kromo-psikologësh (psikologë ngjyrash) të cilët thonë se kjo ngjyrë shkurajon të rinjtë të blejnë cigare.

Përgjigja nga prodhuesit e duhanit është ajo që pritej. Philip Morris ka deklaruar se avokatët e saj kanë nisur tashmë punën për ngritjen e një padie me anë të së cilës do kërkohen “miliarda dollarë dëmshpërblim” nga qeveria australiane. “Paketat pa logo janë një goditje vdekjeprurëse për sektorin. Dhe një goditje po kaq e rëndë për buxhetet e qeverive që mbledhin miliona nga taksat e prodhuesve të duhanit, – thuhet në një komunikatë të Philip Morris, që e gjen në këto ditë në thuajse gjithë mediat e kontinentit të vjetër.

Disa e shohin situatën edhe më të rrezikshme. Për një pjesë të prodhuesve, detyrimi për të hequr logon nga paketat do t’u hapë rrugë kontrabandistëve. Sipas tyre, të heqësh nga paketat kamelet, luanët, apo kaubojin e Marlboros është si t’u bësh një dhuratë kontrabandistëve që do mbysin lehtësisht tregun me paketa të falsifikuara. Qeveria e Gordon Broën në Angli ka shtyrë 6 muaj shqyrtimin. Shëndeti mbi të gjitha, por në fakt asnjë qeverie nuk i pëlqen të humbasë miliardat e taksave të tregut të duhanit. Po Shqipëria? Me siguri, ky projektligj që prek gjithë duhanpirësit (dhe jo vetëm) së shpejti do bëhet objekt debati edhe këtu.

 

 

Si ndryshon paketa e cigareve

Ligji

Australia ishte vendi i parë që aprovoi një ligj që detyron prodhuesit të shesin cigare në paketa pa logo.

 

Ngjyra:

Paketat duhet të jenë të gjitha të njëjta, dhe me të njëjtën ngjyrë (Australia ka zgjedhur të gjelbrën)

 

Afati kohor:

Agjensitë prodhuese kanë 6 muaj kohë për tu përshtatur. Brenda fundit të vitit paktetat me markat origjinale duhet të zhduken. Të njëjtat masa janë duke u shqyrtuar në Kanada, Britaninë e Madhe dhe në Bashkimin Europian.

 

Marka:

Do të shkruhet me shkronja fare të vogla, me karaktere të njëjta për të gjitha markat dhe e ngjitur në pjesën e poshtme të paketës.

 

Polemika:

Prodhuesit kërcënojnë se do hapin çështje gjyqësore që vlejnë miliona për dhunimin e të drejtës të pronës.

 

Fotografitë:

Fotot dhe mesazhet për të ilustruar dëmet e shkaktuara nga duhani duhet të zënë të paktën 75 perqind të pjesës së përparme të paketës. Dhe 90 perqind të pjesës së pasme.

 

 

Duhanpirja në Shqipëri

250 mijë femra konsumojnë duhan në vendin tonë sipas studimit demografik realizuar nga Institut i Shëndetit Publik në vitin 2009-2010

 

800 mijë meshkuj konsumojnë duhan në vendin tonë sipas studimit demografik realizuar nga Institut i Shëndetit Publik në vitin 2009-2010

16.8 perqind e grupmoshës 13-15 vjeç konsumojnë duhan në Shqipëri sipas studimit demografik realizuar nga Institut i Shëndetit Publik në vitin 2009-2010

40 perqind e njerëzve në vendin tonë janë konsumojnë duhan në Shqipëri sipas studimit demografik realizuar nga Institut i Shëndetit Publik në vitin 2009-2010

320 milionë euro cigare në vit shpenzojnë shqiptarët për konsumin e duhanit sipas studimit demografik realizuar nga Institut i Shëndetit Publik në vitin 2009-2010

3 mijë vdekje në vit shënohen për shkak të komplikacioneve që sjell konsumimi i duhanit në vendin tonë sipas studimit të Institutit të Shëndetit Publik

 

Elona Demollari

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

30 vete per ta nxjerre nga shtepia vajzen qe peshon 400 kilograme

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 92 here.
30 vete per ta nxjerre nga shtepia vajzen qe peshon 400 kilograme http://www.youtube.com/watch?v=DpcZnGCL9C0   Georgia Davis, vajaza që peshon 400 kilogram Adoleshentes më me peshë në Britaninë e Madhe, Georgia Davis (19), dje i është ofruar ndihma e shpejtë. Shpëtimi dhe nxjerrja e vajzës nga shtëpia ka zgjatur afro tetë orë. Rruga ku Georgia jeton ishte e mbyllur për kalimin e makinave, sepse duhej të thyheshin dy mure të shtëpisë së saj, që pastaj me vinç ta nxjerrin nga dhoma e fjetjes në katin e parë. Në shpëtimin e saj...Lexo te gjithe artikullin »


» Zbulohet libri qe hedh poshte krishterimin
» Kryebashkiaku italian feston me pistolete ne brez
» Ku ndodhen birra me e lire dhe me e shtrenjte ne bote?
» Arta dhe Ogri, nje shtatzeni e “arkitekturuar”
» Fizikanti kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit
» Fizikani kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit
» Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine Tani o bote me uro gjume te embel
» Nje lajm i mire per ata qe pelqejne cokollaten
» Kapslleku, ekzaminimi dhe trajtimi i anomalise
» Telashe te tjera per Xhon Travolten

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit