Artisti shqiptar qe jeton ne Nju Jork, Helidon Gjergji eshte bere pjese e nje demonstrimi provokativ te artit bashkekohor ne Muzeun e Ri te qytetit. Ne kuader te Festivalit te Ideve per Qytetin e Ri, qe mbahet kete fundjave ne New Museum ne Nju Jork, Gjergji shpreh mendimin e tij artistik dhe qytetar per ate qe po ndodh me vlerat historike e arkitekturore te lagjes Bowery ne New York City.
Instalacioni i tij eshte metafore ne mbrojtje te ketyre vlerave dhe vete artisti hidhet ne vijen e nje fronti civil qe kane krijuar organizatat qytetare.
Vepra e tij, Shake It, Shake It!, nje dite para prezantimit, neser me 8 maj, ne nje hapesire te Muzeut te Ri, na jepet vizatim. Gjergji ben nje interpretim se si e sheh ai situaten, ate qe po ndodh ne lagjen me legjendare te Manhatanit.
Mbrojtja e historise se Bowery-t eshte bere kauze e disa organizatave qytetare te cilat kane protestuar vazhdimisht vitet fundit ne mbrojtje te vlerave historike te kercenuara nga ndertimet e reja. Banoret kerkojne qe ndertesat e vecanta te perfshihen ne Regjistrin Kombetar te Vendeve Historike dhe te mbeshteten me grante nga shteti dhe qyteti per ruajtjen dhe mirembajtjen e ketyre objekteve.
Duke e pare New York City-n ne nje kontekst te se shkuares, te historise dhe tradites, e qe ne imagjinaten e botes kolektive njihet si qyteti i fundit kozmopolit, Helidon Gjergji, ndalet ne nje aspekt pak te njohur pasuria me pacmueshme e kozmopolitanizmit, - frut i proceseve shekullore te emigrimit, zhvillimit urban, prodhimit artistik dhe konsumit, dhe njeheresh i traditave te panumerta gjuhesore kulinare dhe fetare - eshte nen kercenimin e vazhdueshem e te keqes me te madhe qe sjell globalizmi e keqe e quajtur rrafshim i diversitetit socio-kulturor. Nese NYC personifikon kozmopolitanizmin, Bowery eshte pulsi i tij. Bowery, ndoshta me shume se cdo lagje tjeter e qytetit, ka pesuar transformime te vazhdueshme ne cdo kuptim te fjales, e deri me sot ka ditur te ruaje vleren thelbesore te diversitetit social-kulturor, thote Gjergji. Megjithese lagjen e kane karakterizuar ndryshime te thella e te vazhdueshme, ka hapesira modeste te nje tipologjie te vecante arkitektonike, qe shpesh eshte e veshtire ti dallosh ne ditet sot.
Me interes te vecante, artisti shqiptar ka gjetur shtepite 200-vjecare qe ishin shenuar per tu prishur. Ai ve ne dukje vetedijen qe kane treguar ndaj ketyre vlerave historike dhe kulturore, organizata te komunitetit vendas te cilat jane ballafaquar me Komitetin e Monumenteve NYC, per ti mbrojtur ato. Ndersa qytetaret presin vendimin, keto hapesira presin gjithashtu ne nje gjendje pezulli midis planit te shkaterrimit dhe vules se historise. Artisti i quan metafora reale te kercenimit qe ka vene ne shenjester lagjen dhe qytetin dhe mund te kthehen ne nje tjeter vend jo-vend.
Vizatimi i instalacionit te tij paraqet nje makine te rende ndertim/shkaterrimi ne vincin e te ciles eshte varur nje sfere me pasqyra. Projekti paraqet njeheresh perspektiven dhe shkaterrimin. Ajo sfere vezulluese e ben nderlikon mesazhin, sepse nuk eshte e qarte nese ajo fsheh peshen e nje sfere shkaterrimtare apo mungesen e peshes te nje globi diskoje. Gjergj shpreson nje akt artistik, qe kjo skulpture e tija me titull Shake it, Shake it!, te kete nje ndikim per sensibilizimin e njerezve. Arti duhet te jete ne vijne e pare te mbrojtjes se ketyre vlerave dhe kunder zbatimit te vendimit per shkaterrimin e tyre. Festival of Ideas for a New City mbahet me 7-8 maj ne New Museum ne Nju Jork. New Museum, i themeluar me 1977, eshte i vetmi ne New York City qe i perkushtohet ekskluzivisht artit bashkekohor. Festivali eshte nje iniciative madhore bashkepunimi mes organizmave te ndryshem te qytetit, universiteteve, komuniteteve artistike dhe ka per qellimi qe te jape nje perfytyrim per qytetin e te ardhmes. Ai sherben si nje platforme per artistet, arkitektet per te shkembyer ide, per te propozuar zgjidhje dhe per ta ftuar publikun qe te marre pjese ne permiresimin e jetes urbane. Perfshin simpoziume, takime, debate, trajnime. Bowery do te sherbeje si shtylle kurrizore e Festivalit i cili organizohet eshte organizuar nga No Longer Empty dhe mbeshtetet pjeserisht nga Rockefeller Foundation dhe Brookfield.
Kush eshte
Helidon Gjergji eshte lindur ne Tirane me 1970 dhe aktualisht jeton ne Nju Jork. Ka studiuar ne Tirane, Napoli dhe Çikago. Eshte artist qe levron disa mediume.
Ka ekspozuar Bienalen e 52-te te Venecias, ne Bienalet e Tiranes dhe nder te tjera ne Lothringer Dreizehn Kunsthalle ne Mynih, Chelsea Art Museum ne Nju Jork, Temporary Services ne Çikago, ne Botkyrka Konsthall ne Suedi. Gjergji ka qene prezent ne mjedisin shqiptar te artit me projektin e fasadave te Tiranes, projekt i perfshire ne Bienalen e Tiranes, vjeshte 2009.