Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Shamku Shkurtimi i fondeve te pedagogeve, vendim i turpshem

Publikuar me : 13.09.2010 Ne : Politike - 102 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Deputetja e Partise Socialiste vleresoi dje se vendimi i qeverise per te shkurtuar me 20perqind fondet e pagave te universiteteve publike, eshte treguesi i paaftesise


Anetarja e Kryesise se PS paralajmeroi se shkurtimi me 20 per qind i fondeve rrezikon madje edhe pagat e pedagogeve per muajin e fundit te vitit 2010


TIRANE- Deputetja e Partise Socialiste, Ledi Shamku, vleresoi dje se shkurtimi i fondit te pagave, vetem nje jave pasi Berisha shpalli rritjen e pagave te pedagogeve tregon serish se ai ka paturpesine ti genjeje sy me sy shqiptaret.


Vendimi i qeverise per te shkurtuar me 20perqind fondet e pagave te universiteteve publike, shoqeruar me kerkesen absurde qe universitetet publike ti mbulojne keto shkurtime me te ardhurat e tyre eshte treguesi me i turpshem i paaftesise, mungeses se vizionit dhe interesave klienteliste qe udheheqin politikat e arsimit te larte te qeverise Berisha,- u shpreh zyrtarja socialiste.


Sipas saj, po behen plot pese vjet qe fondet e universiteteve publike shkurtohen ne menyren me te papergjegjshme dhe qe autonomia e universiteteve publike ndodhet nen sulmin e pandalshem politik te qeverise, duke ua marre atyre frymen gradualisht e duke ua bere te pamundur konkurrencen me sektorin privat.


Anetarja e Kryesise se Partise Socialiste paralajmeroi se shkurtimi me 20 per qind i fondeve qe universitetet publike marrin nga qeveria, jo vetem qe e ben te pamundur zhvillimin e punes kerkimore, permiresimin e standardeve dhe kushteve te mesimdhenies, jo vetem qe nuk lejon rritjen e rrogave, por sipas shqetesimeve te ngritura nga vete drejtuesit e universiteteve, rrezikon madje edhe pagat e pedagogeve per muajin e fundit te vitit 2010.


Ashtu si ne te gjitha fushat e tjera, edhe ne arsim, Sali Berisha provoi se interesat e publikut atij nuk i interesojne, jo vetem si person, por as si kryeminister. Sali Berisha edhe njehere i provoi shqiptareve se e vetmja gje qe i intereson eshte interesi i tij privat dhe familjes se tij, -tha deputetja e grupit Parlamentar Socialist.


Kete here, nenvizoi Shamku, ne shenjestren e Sali Berishes jane vendosur universitetet publike dhe ata mijera pedagoge rrogat e te cileve rrezikojne te shkurtohen ne menyre drastike.


Vetem nje dite me pare, gazeta Shekulli publikoi nje leter ku Fakulteti Histori-Filologji paralajmeronte per mospagesen e akademikeve. Ndryshimet e miratuara se fundmi ne buxhetin e ketij viti, ku parashikohet nje reduktim i ndjeshem i shpenzimeve rrezikon te lere pa paguar pedagoget e fakulteteve ne universitetet publike.


Alarmi u dha nga Fakulteti i Histori-Filologjise ne Universitetin e Tiranes, te cilet ne korrespondencen e shkembyer me Rektoratin, paralajmeruan lenien pa paga te pedagogeve nese shkurtimet do te behen ne masen e kerkuar nga qeveria.


Ne nje bilanc te plote qe i ka paraqitur Rektoratit, dokument i cili eshte siguruar nga gazeta, fakulteti kerkon shkurtimin e fondeve ne nje mase me te vogel nga ajo qe ka kerkuar qeveria ne menyre qe te pakten te arrihet pagesa e pedagogeve deri ne fund te ketij viti. Ndersa per sa i takon vitit te ardhshem, pagesat e pedagogeve mbeten ne meshire te fatit.


MASH Opozita keqinformon publikun

Ministria e Arsimit dhe e Shkences, ka shfrytezuar dje daljen publike per shpalljen e fituesve te universiteteve publike per ti pergjigjur deputetes Socialiste, Ledi Shamku, ne lidhje me deklaratat e saj per shkurtimin e fondeve te universiteteve publike.


Drejtoresha e kabinetit Edlira Late e cilesoi deklaraten e opozites mbi fondin e pamjaftueshem te pagave ne arsimin e larte publik si nje keqinformim publik. Late theksoi se ky fond eshte i garantuar.


Te gjitha universitetet publike kane shpallur konkurset per punesimin e pedagogeve te rinj, per tiu pergjigjur me mire liberalizimit te pranimeve,- u shpreh ajo duke renditur me tej financimet qe qeveria Berisha ka kryer per rritjen e cilesise se mesimdhenies ne universitetet, ku permendi financimin gjate vitit 2010 te 54 projekteve te reja kerkimore dhe 25 projekteve per infrastrukturen kerkimore-didaktike.


Ne kuader te programit Fondi i Ekselences kete vit u perzgjodhen 53 asistente te rinj, pedagoge dhe studente qe do te ndjekin studimet e masterit, doktoratures dhe post-doktorates ne universitetet prestigjioze perendimore, perfundoi ajo.


Deputeti i PS deklaroi dje se nese nuk hetohen zgjedhjet e shkuara nuk do te kete zgjedhje te tjera


Tahiri Pa zgjidhjen e krizes nuk ka zgjedhje


Nenkryetari i grupit Parlamentar Socialist, Saimir Tahiri, paralajmeroi dje nese do te vijoje moszgjidhja e krizes politike ne Shqiperi, atehere nuk do te kete zgjedhje. Deputeti socialist sqaroi dje se mazhoranca eshte terhequr nga qendrimi i meparshem per hetimin e materialeve zgjedhore dhe tregon se nuk ka vullnet per zgjidhjen e ngercit politik.


Kemi pasur dy qasje te ndryshme dhe vazhdojme te kemi qasje te ndryshme, per sa kohe mazhoranca ka bere nje terheqje duke shkelur dhe angazhimet e saj ne kuader te negociatave.


Nje nder angazhimet ka qene, fillojme me hetimin e materialeve zgjedhore dhe pastaj fletet i leme per interpretim,- sqaroi Tahiri. Sipas tij, sot nuk kemi me as kete skenar, per sa kohe mazhoranca ka bere nje hap pas duke thene dhe materialet zgjedhore shkojne per interpretim ne Komisionin e Venecias. Mjafton kaq per te kuptuar se kjo mazhorance nuk ka vullnet.


Ne keto kushte kriza nuk gjen zgjidhje, nuk ka per te gjetur zgjidhje dhe ne keto kushte nuk mund te kete as zgjedhje ne Shqiperi, -paralajmeroi nenkryetari i grupit parlamentar Socialist. Nga ana tjeter, ai theksoi se dekretimi i zgjedhjeve te Presidentit shtrengon ne kohe. Pra, sipas tij, koha fillon dhe ecen mbrapsht.


Gjithsesi dekretimi i zgjedhjeve mbetet vetem nje akt formal dhe pa substance per sa kohe zgjedhjet jane seriozisht te kercenuara per te permbushur standardet me te larta te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme ne Shqiperi, -deklaroi deputeti socialist.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Patozi leter Rucit Te fillojme negociatat per presidentin

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 24 here.
Patozi leter Rucit  Te fillojme negociatat per presidentin Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi dhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi Kreu i grupit parlamentar të PD-së, dhe njëherësh pjesë e grupit të mandatuarve për negociata, Astrit Patozi, i ka dërguar një letër kryetarit të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçit, ku i kërkon që të fillojnë negociatat që nesër për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm. “Me jemi të hapur, që duke filluar nga nesër paradite, të takohemi me...Lexo te gjithe artikullin »


» Spahiu Presidentin duhet ta duan ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri, teatral
» Kamez, 300 te rinj behen pjese e PS-se
» Jahjaga viziton studentet e plagosura
» Presidenti, Berisha takon Mediun Procesi do jete transparent
» Presidenti i ri, Berisha Do negociohet dhe me Ramen dhe Dulen
» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral
» Skadon afati KQZ-ne Kolegjin dhe kutite nuk i levizim

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit