Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Sharrajt, patriotet dhe ndertuesit e Vlores

Publikuar me : 19.04.2010 Ne : Sociale - 352 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Ata njihen mire ne Vlore si familje e madhe, ardhur prej brezash ketu, ndersa bashke me aktivitetin e gjere tregtar, duket se mbarten edhe kalvarin e gjate te persekutimit.


Pasardhesit kujtojne se ky i fundit filloi 90 vjet me pare, kohe kur dy prej vellezerve Sharra i mbyllen ne kafaz ne ishullin e shkrete te Sazanit, per te vazhduar e ashper 25 vjet pas kesaj....


Qysh ne mesin e shekullit XIX, midis familjeve te medha vlonjate nxjerr krye dhe familja Sharra, te cilet shquheshin per tregti, sidomos me shtete te tilla, si Italine, Selanikun dhe Spanjen, por edhe ndertimin e litervijeve (punishteve te vajit te ullirit).


Nje familje e vjeter nacionaliste, familje tregtaresh e me pasuri te madhe, ndersa shume prej pinjolleve u arsimuan jashte vendit, ku spikatin talentet ne fushen e shkencave dhe ne sporte.


75-vjecari Dejvi Sharra nuk e fsheh dot trishtimin teksa tregon historine e mbiemrit te vet. Pasardhesit e inxhinierit te Maliqit, njeriut qe u ekzekutua publikisht si sabotator, u mbajten peng per vite te tere, ndersa pyetja Çfare e keni Avdul Sharren? shume here u rrihte si cekan, duke percjelle kundergoditjen Kush e ka radhen?.


Dejvi pohon thuajse prerazi Na persekutuan, sepse ishim pasardhes te nje familjeje te madhe e te pasur. Babai im vrau veten ne burg, xhaxhai im vdiq ne burg. Per ne nuk ishte e lehte. As deren ste hapnin sapo merrnin vesh se vinim nga kjo familje.

Padyshim ai qe njihej thuajse nga te gjithe ishte Abdyl Sharra. Per inxhinierin e Maliqit u shkruan romane, u be film, dhe ai ishte personazhi negativ. U thuren deri legjenda. Duke u ndalur tek Avduli, Dejvi vijon te tregoje Faktet ishin shume me ndryshe.


Inxhinieri, ish-nxenesi i Harry Fultz-it ne Tirane dhe i diplomuar ne Fakultetin e Inxhinierise ne Rome, ndoshta do te behej koke turku, pasi vinte nga shkolla amerikane dhe mbante mbiemrin Sharra. Ne te vertete Avdul Sharra iu pervesh punes per rindertimin e rrugeve dhe urave te shkaterruara. Nje dokumentacion i plote mberrin nga Ura e Mifolit.


Ura e rindertuar prej tij eshte edhe sot ne kembe. Ura e Penkoves afer Drashovices, ndertuar ne kushte mjaft te veshtira, mban ende firmen e tij. Por nga ana e pushtetit duhej gjetur nje shkak per eliminimin. Keneta e Maliqit iu besua inxhinier Sharres. Iu kerkua qe ajo te thahej per vetem 8 muaj. Por kjo nuk mund te ndodhte vetem me entusiazem e pa mjete.


Si rrjedhoje pese vete, mes te cileve edhe Avduli u akuzuan per sabotim, duke hapur kapitullin e luftes se klasave. Per te peste u be nje gjyq i hapur ne kinemane 17 Nentori, me altoparlant. Sabotim dhe bashkepunim me agjenturen amerikane, per te sabotuar ekonomine shqiptare, qe akuza.


Gjithcka u lidh edhe me faktin se Avduli ishte i vellai i Ymerit dhe ky i fundit kishte qene pedagog ne Shkollen Teknike Amerikane ne vitet 1923- 1933 dhe asokohe ishte jashte shtetit. Nje nga kater pedagoget shqiptare ne Harri Fullc nuk u kthye me ne Shqiperi.


Dejvi tregon se 5 dite pas ketij gjyqi, misioni amerikan iku nga Shqiperia dhe nuk u kthye me. Avdyli ishte projektuesi i tharjes se Kenetes se Maliqit dhe njekohesisht drejtor i kantierit qe merrej me zbatimin e punimeve.


Gjyqi vijoi 15 dite. U denuan me varje. U ekzekutuan pikerisht ne Keneten e Maliqit, ne prezence te shume personave, perfshi ketu edhe punetoret qe punuan per tharjen e Kenetes. Mes tyre ishte edhe nje grua shtatzene. Ne fakt tharja e kenetes u realizua pikerisht sic ishte projekti i perpiluar nga Avduli.


Vrasja kishte edhe nje qellim tjeter. Zhdukjen e elites intelektuale shqiptare. Ana tjeter e medaljes ishte te qellohej edhe shtresa nga ata vinin. Goditej shtresa e pasur andej nga e kishin prejardhjen inxhinieri dhe te tjeret. Ka dhe nje detaj per kete gjyq. Nuk doli asnjehere qe kishte sabotim nga ana teknike. Silleshin thjesht fakte te cilat nuk kishin te benin me projektin, por me furnizimin e punetoreve e gjera te tilla te kesaj natyre.


Dejvi tregon me pas rrjedhen kronologjike te persekutimeve. Ne 1946-n u bene zgjedhjet e para dhe thane se do te ishin pluraliste. Babane e denuan pasi mbeshteti kandidatin opozitar. 6 muaj para se te dilte nga burgu, im ate Shyqyri Sharra, vrau veten. Me briskun e rrojes qe mbante ne qeline e tij cau barkun dhe nje dite me pas, pasi nuk mori asnje ndihme mjekesore nga stafi i burgut, vdiq rruges per ne spital.


Vellai tjeter i babait, Lekmiu, mbahej si sportist i mire. Vdiq nga torturat. Lekmiu kishte vetem pak muaj qe ishte martuar. Kishte blere nje unaze per gruan dhe e kishte paguar me nje flori. Iu kerkua se ku e kishte gjetur. Por arsyet ishin te tjera. Per vellane e inxhinierit te Maliqit, do te gjendej nje shkak.


Xhaxhai im, Muharremi, pas 9 muajsh burg, u denua me vdekje. E shoqja e tij me pas nuk kishte te ardhme me te mire. Punoi 17 vjet me kazme. Me teper per ta nuk premtohej.
I vetmi qe shpetoi nga vellezerit Sharra, ishte Ceceni.


Nje sportist shume i mire, por qe jeta e tij thjesht kaloi nepermjet vullnetareve qe ndertonin stadiumin e Vlores, sot stadiumi Flamurtari, pa mundur te vijonte karrieren si sportist. I biri i tij, Agroni, po sportist i mire, do te punonte ne gurore. Motive qe diheshin. Nuk iu lejua as shkollimi dhe as ushtrimi i sportit.


Dy djem te tjere nga Sharrajt, Ymeri dhe Hysniu (i pari), qysh pas luftes, nuk u kthyen me ne Shqiperi. U quajten te arratisur. Fakti qe ishin jashte beri qe familjaret pasardhes te perjashtoheshin nga cdo lloj aktiviteti e shkollimi, duke u mbajtur ne shenjester.


HISTORIA
Pritesit dhe mbeshtetesit e Ismail Qemalit


Ne rrefimin per prejardhjen e Sharrajve, mesohet se ne fillim te shekullit XX ata ndertuan nje shtepi te madhe ne qender te Vlores, arkitekture qe per kohen nuk ishte e zakonte.


Dikur e njohur, sot gjurme te saj mbeten vetem ne celuloid. Nder personazhet me te njohura te kesaj familjeje shfaqen Hasan Sharra e Muco Sharra, qe krahas veprimtarise se tyre ekonomike, ndihmuan edhe levizjen kombetare ne Vlore. Emrat e tyre permenden ne mjaft relacione te konsujve astro-hungareze, italiane, belge, franceze, si dhe njerez me aktivitet dhe popullaritet ne Vlore, por edhe qytete te tjera si Durres, Kavaje, Shkoder, Tirane, Elbasan, Fier, etj.


Lidhjet e tyre te ngushta i kane pasur me Jani Vrushon ne Kajro (rilindas, patriot), Nikolla Nacon ne Bukuresht, Petro Gogen ne Stamboll (ish-minister i Drejtesise se Ismail Qemalit). Ne fillim te vitit 1900, ku kryetar beledie (bashkie) i Vlores ishte Shahin Kolonja, Sharrajt lidhen nje miqesi te ngushte dhe kohe pas kohe paten leterkembime.


Ne vitin 1908 me krijimin e klubit Laberia, Hasan e Muco Sharra ishin anetare te ketij klubi dhe ndihmuan ne perhapjen e gjuhes shqipe.
Sic shkruan konsulli astro-hungarez Kraus ne muajin shtator vellezerit Sharra ishin nder me aktivet krahas Abaz Mezinit, Ibrahim Avdullahut, Alem Mehmetit, Shahin Harunit, Hamza Isait e Imer Radhimes, ishin komisioni per zgjedhjen e Ismail Qemalit ne parlamentin turk.


Ne vitin 1909, ne qershor, per veprimtarine e madhe atdhetare te klubit Laberia, u burgosen mjaft vlonjate, midis tyre dhe Hasan Sharra etj, u arratisen ne Itali, ku u takuan ne Napoli dhe me Ismail Qemalin.


Vellezerit Sharra dhane nje kontribut te vecante ne kryengritjen antiturke ne Vlore, Mallakaster, dhe Jug te Shqiperise.
Ne vitin 1912 Muco Sharra bente pjese ne dergaten e vlonjateve qe e priten Ismail Qemalin ne Vjose.


Shtepia e Hasan Sharres, sic shkruajne ne kujtimet e tyre Luigj Gurakuqi, Qemal Karaosmani, Fejzi Alizoti, u be baza ku ndenjti Ismail Qemali, Vehbi Dibra, Don Nikoll Kacori, Mithat Frasheri e mjaft delegate te tjere te shpalljes se Pavaresise. Ata i sherbyen qeverise se Vlores me perkushtim ne ngritjen e administrates shteterore dhe sidomos mbrojtjen e kufijve te jugut te Shqiperise nga luftrat Ballkanike.


Qysh ne themelimin e klubit Laberia dhe sidomos shpalljen e Pavaresise ne kete familje u shfaq dhe nje pinjoll tjeter, Çeno Sharra, i cili si ushtarak i larte, mori pjese ne kryengritjet Haxhi Osmane dhe sherbeu prane ministrit te Luftes, Mehmet Pashe Serralla per formimin e ushtrise Kombetare Shqiptare.


Ne vitin 1914, si ushtarak i larte u vu ne sherbim te princ Vidit dhe u vra ne betejen e Durresit, kunder rebeleve. Varrimi i tij u be ne Vlore.


Ne luften e Vlores te 1920-s me urdher te gjeneral Piacentit, sic shkruan dhe gazeta italiane e Pulias, vellezerit Sharra u internuan se bashku me Ali Asllanin, Bexhet Shapatin, Ibrahim Shytin dhe Jani Mingen ne ishullin e Sazanit. Kronika thote se i mbanin brenda ne kafaz dhe ua hidhnin buken ne toke.


Lista e te perndjekurve dhe te pushkatuarve


-Ne vitin 1913 Ceno Sharra, komandant i xhandarmerise se qeverise se Vlores ne kohen e Ismail Qemalit, vritet ne perpjekje me ushtrine e Esat Pashe Toptanit, ne Rrashbull te Durresit, te Ura e Dajlanit. Vritet vetem dy jave para martese.


- Ne tetor te vitit 1943 vritet ne Vlore Haziz Sharra 29 vjec, ne nje atentat
- Ne 22 qershor 1945 denohet me pushkatim vellai i Hazizit, Muharrem Sharra, 32 vjec. Ekzekutohet si pjesetar i Ballit Kombetar.


- Ne vitin 1946, ne tetor ekzekutohet me litar me varje, inxhinier Avdul Sharra, rreth 32 vjec. Inxhinieri ishte nje prej grupit te te pesteve qe u akuzuan si sabotatore ne tharjen e Kenetes se Maliqit, si dhe agjent i sherbimit amerikan, drejtuar nga Harri Fullc.


-Shyqyri Sharra, 38 vjec, vellai i Avdulit. Vret veten ne vitin 1950 ne burgun e Rrushbullit, ne Kampet e Punes, akt te cilin e kryen 6 muaj para se te perfundonte afatin e izolimit.
-Lekmi Sharra 36 vjec, vellai tjeter i Avdul Sharres, vdes ne vitin 1953. E arrestojne 6 muaj pas marteses, kur e shoqja ishte shtatzene me nje vajze. Familjaret thone se vdiq si pasoje e torturave ne hetuesine e Vlores.


- Astrit Sharra denohet me 10 vjet burg per agjitacion dhe propogande e tentative arratisje. Vdes 7 vjet me pas nga semundja e kancerit.
- Ne vitin 1953 arrestohet per agjitacion dhe propagande Muco Sharra, 65 vjec. Vuajti denimin prej 5 vjetesh. Vdiq ne azil disa vjet me vone.


-Musa Sharra u internua familjarisht ne fshatin Sherishte te Vlores ne vitet 1950- 1954.
-Hasan Sharra (djali i Astritit), arratiset me not ne Sarande. Sot ndodhet ne Amerike.
-Familja e Astrit Sharres u denua 5 vjet ne fshatin Vermik, pas denimit te kryefamiljarit dhe arratisjes se djalit.


-Hysni Sharra dhe Ymer Sharra, vellezer te Avdulit, larguar qe para clirimit, ne Itali qe ne vitin 1940, nuk u kthyen me ne Shqiperi. Shkak ishte edhe persekutimi i familjareve. Aty edhe nderruan jete.
- Muharremi, djali i xhaxhait te Avdulit, ne vitin 1945, pasi kishte bere pas 9 muaj burg, denohet me vdekje.


Pasioni per foton
Nje foto, dy te posafejuar 4 dhe 5 vjec.


Ajo qe te bie ne sy teksa hyn tek shtepite e Sharrajve, jane fotografite. Nje mori fotosh qe kane fokusuar momente te ndryshme. Shume prej tyre pa ngjyra ne nje arkive shume te pasur, ruajtur me fanatizem.


Lloj-lloj periudhash mund te gjesh ne shtepite e sotme te Sharrajve, te cilat percjellin pjeseza historie dhe personazhesh. Teksa na tregojne fotot ne shtepine e Shpetim Sharres, ku gjendet dhe arkiva me e plote, pohojne se ato jane ruajtur ne fshehtesi, nga frika e zbulimit te agjenteve te asaj kohe.


Jane jo pak nga njerezit e ngrire ne foto, endur ne rrethet vicioze te internimeve, te tjere te pushkatuar, secili prej tyre nje histori. Ndoshta me te cliruar duken ata qe vijne nga fotot me te reja ne kohe. Niper dhe mbesa, disa prej te cileve ndodhen jashte. Midis morise se fotove, e fokusuar eshte edhe nje histori fejese, teper e vecante e cila daton nga viti 1922.


Per ta bere me te forte miqesine mes dy familjeve te vjetra vlonjate, Muco Sharra dhe Beqir Agalliu vendosen te lidhnin me martese dy femijet e tyre, perkatesisht kater dhe pese vjec. U martuan 15 vjet me pas, por fati i marteses nuk u priu. Ai shkoi ne burg, ndersa gruaja thjesht rriti kater femijet, duke bere pune nga me te rendat


Disa figura te njohura nga Sharrajt
Ka nxjerre shkencetare si Ymer Sharra (se fundmi qytetar Nderi i Qarkut)
Cecen Sharra, mjeshter sporti
Abdyl Sharra - inxhinier i pushkatuar ne Maliq, sot Deshmor i Demokracise
Devi Sharra - asistent inxhinier
Elham Sharra - ish-kryetar bashkie i Vlores
Agron Sharra - kryetar i Qarkut Vlore
Pinjolli i fundit i Sharrajve, Hysni Sharra drejtor i Tatim-Taksave te Vlores

Detaj


Ne vitin 1914 me propozimin e Ibrahim Avdullahut, ne shtepine e Sharrajve u vendos KNK (Komisioni Kontrollit Nderkombetar) per kalimin e pushtetit nga Ismail Qemali tek Princ Vidi. Meqenese asokohe ne Vlore pati permbytje dhe u permbyt Skela, me ikjen e Ismail Qemalit ne janar te 1914, po ne kete shtepi u vendos edhe administrata shteterore.


Shtepia e Sharrajve


Shtepia e Sharrajve ka pasur arkitekturen me te vecante ne Vlore. Ajo ndodhej ne qender te qytetit, aty ku sot ndodhet struktura e hotelit, prane Kater Topat. Sic me kane treguar te paret- shpjegon Devi, shtepia merrte nje atmosfere tjeter ne 28 Nentor. Festa e 28 nentorit ka qene nje tradite, madje shtepia vishej dhe me drita. Ne dhomen e pritjes kane patur foton e Hasan Prishtines.


Shtepia e madhe, nje shtepi me 18 dhoma. E bere me kater hyrje per kater vellezer. Per te filloi puna rreth vitit 1890 dhe perfundon ne vitin 1910. Shtepia rezistoi derisa u ndertua hoteli i madh i paperfunduar sot. Ndertimi i shtepise ka qene komplet me gure te gdhendur. Ne shtepi eshte pritur qeveria e Vlores. Por me pas familja ndahet dhe nje pjese e tyre jetojne ne nje shtepi tjeter, ne lagjen Partizani, ish-shtepia e femijes.


Kur familja u nxorr nga shtepia, ajo u perdor si shtepi femije dhe kopsht. Nje tjeter godine ka qene ne ane te rruges transballkanike dhe gjithe kohes eshte quajtur Shtepia e Verdhe. Familjaret Sharra nuk jetuan asnje dite ne te.

Sharrajt sot


Mjaftonte te permendej dikur Avduli apo fletet e librit te ishin hapur per keneten e Maliqit, tek romani Keneta apo antologji te tjera, qe Sharrajt e tjere te ulnin koken. Asnje nuk kishte te drejte te vijonte shkollen e larte, edhe pse shume prej tyre ishin nxenes te mire. Gjithcka ndryshoi pas viteve 90.


Sot shume nga Sharrajt gjenden ne Vlore. Jo pak jetojne jashte kufijve. Te dy femijet e Avdulit, vajze e djale, Zana dhe Selaudini jetojne ne Itali, te martuar me femije. Vajza e Lekmiut, Vjollca, rreth 56 vjece sot jeton ne Amerike. Po jashte shtetit ka edhe niper e mbesa te tjere, te cilet punojne ne vende te tilla si ne Londer, Turqi, Itali, Norvegji, Amerike, etj.


Kush eshte Dejvi Sharra


Dejvi eshte 75 vjec. Njihet ne Vlore si inxhinier, edhe pse realizimin dhe titullin e ka asistent inxhinier, keto te fituara me teper nga praktika sesa nga shkolla. Shkollimi iu mohua. Titullin asistent inxhinier ia dha ish-ministri i Ndertimit Josif Pashko, ne vitin 1962 me rastin e perfundimit te punimeve te Frigoriferit te Vlores, veper e lene pergjysme nga specialiste gjermane.


Fabrika e Tullave, Depot e Karburantit ne Vlore, Frigoriferi (ne dy faza), godina e PTT-se (sot Posta Qendrore), Fabrika e Çimentos, Kompleksi Ushqimor, Spitali i Qytetit (kapacitet 500 shtreter), Godina e Hidrocentralit te Smokthines, Fabrika e Vajit e shume nga pallatet ne Vlore mbajne firmen e zbatimit te Dejvit, objekte qe karakterizohen si cilesore.


Ai shpjegon se po te lexosh karakteristiken e tij te kohes se para 90-s, do te vesh re se aty shkruhej se i ben keto, por nga frika, jo nga deshira. Nuk mora asnjehere flete nderi, jo me shperblime te tjera, tregon Dejvi.

Pas vitit 1990, per rreth 7 vjet, drejtoi Ndermarrjen e Ndertimit Perlat Rexhepi & Sijav Construction dhe deri nje vit me pare punon si supervizor kryesisht me objektet qe financoheshin nga fondacioni Soros.


Dejvi tregon Une e pata fatin paksa me ndryshe, per shkak te pozicionit te punes me te cilin merresha. Kusherinjte e mi, ata qe nuk ishin pjese e internimeve, benin pune te tilla si murator, bojaxhi, punonjes te thjeshte ndertimi apo edhe pune te tjera ne sektore te veshtire.


Nenat tona gjithashtu punonin ne ullishte, apo komunale. Shkonin edhe ne ferma. Ne Dukat. Ne kohen e komunizmit shkonin dhe nga nje jave qe punonin fshatrave. Flas per nenat, pasi baballaret na i zhduken...


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

30 vete per ta nxjerre nga shtepia vajzen qe peshon 400 kilograme

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 92 here.
30 vete per ta nxjerre nga shtepia vajzen qe peshon 400 kilograme http://www.youtube.com/watch?v=DpcZnGCL9C0   Georgia Davis, vajaza që peshon 400 kilogram Adoleshentes më me peshë në Britaninë e Madhe, Georgia Davis (19), dje i është ofruar ndihma e shpejtë. Shpëtimi dhe nxjerrja e vajzës nga shtëpia ka zgjatur afro tetë orë. Rruga ku Georgia jeton ishte e mbyllur për kalimin e makinave, sepse duhej të thyheshin dy mure të shtëpisë së saj, që pastaj me vinç ta nxjerrin nga dhoma e fjetjes në katin e parë. Në shpëtimin e saj...Lexo te gjithe artikullin »


» Zbulohet libri qe hedh poshte krishterimin
» Kryebashkiaku italian feston me pistolete ne brez
» Ku ndodhen birra me e lire dhe me e shtrenjte ne bote?
» Arta dhe Ogri, nje shtatzeni e “arkitekturuar”
» Fizikanti kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit
» Fizikani kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit
» Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine Tani o bote me uro gjume te embel
» Nje lajm i mire per ata qe pelqejne cokollaten
» Kapslleku, ekzaminimi dhe trajtimi i anomalise
» Telashe te tjera per Xhon Travolten

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit