Ambasada e Sheteve te Bashkuara te Amerikes beri thirrje sot qe demonstrata e 21 janarit te jete e qete dhe paqesore, ndersa shprehu mbeshtetje te plote per lirine e shprehjes dhe grumbullimit. Ne reagimin zyrtar te ambasades, vihet ne dukje gjuha e perdorur se fundi nga politikanet shqiptare, e cila cilesohet si e papranueshme dhe ne dem te popullit..
Perdorimi i dhunes eshte ne dem te Shqiperise, thuhet me tej ne reagimin e ambasades se SHBA-se, duhet te respektohen ligjet dhe institucionet.
Vleresojme sjelljen profesionale qe policia e shtetit ka treguar ne protestat e tjera, thuhet ne deklarate, ndaj e tille duhet te jete dhe ne demonstraten e neserme.