Publikuar me : 25.11.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 98 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Dje në mesditë, aksionet e kompanive amerikane ranë më tepër se 2 perqind. Indekset evropiane ranë më tepër se 3 perqind, pranë mbylljes së tyre, ndërkohë që tregjet aziatike pësuan humbje më të lehta.
Kjo rënie erdhi si pasoj e dështimit të negociatave për borxhin. Ndërkohë që një tjetër problem kyç i ekonomisë amerikane është papunësia e lartë. Niveli i papunësisë për veteranët e ushtrisë është edhe më i lartë se ai i popullatës në përgjithësi, duke e shtyrë Presidentin Obama të dekretojë ligjin, i cili u jep mijëra dollarë prej taksave kompanive që punësojnë veteranë të ushtrisë.
Ligji i ri u jep stimuj edhe më të lartë kompanive, të cilat punësojnë veteranë me aftësi të kufizuara, si rezultat i shërbimit të tyre. Pritet që numri i veteranëve që do të punësohen brenda pesë vjetësh të arrijë shifrën 1 milion.