Publikuar me : 24.06.2011 Ne :
Rajoni - 194 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Dhoma e Përfaqësuesve SHBA
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka votuar kundër rezolutës që i jep të drejtë Presidentit Barak Obama autoritet për të urdhëruar operacion në Libi. Dhoma e përfaqësuesve e rrëzoi këtë me 295 vota ndërsa pro ishin 123.
Përkrahja ushtarake në Libi javët e fundit ka marrë kritika edhe nga Kongresi. Ata shprehen se për këtë operacioni duhet të ishte kërkuar leje nga Kongresi. Mbi bazat e termave të rezolutës thuhet se operacioni mund të zgjas një vit por nuk parashikohet ndërhyrja tokësore.