Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane hequr cdo dyshim te mazhorances shqiptare, se deklaratat e ambasadorit Withers kane qene qendrime personale te tij.
Ne nje leter derguar qeverise shqiptare nga ndihmessekretari amerikan i Shtetit per ceshtjet europiane Philip Gordon, me kerkese dhe ne emer te sekretares se Shtetit Hillary Clinton, detaje te se ciles jane zbuluar nga Top Channel thuhet
Sekretarja dhe une kemi besim te plote tek ambasadori Eithers dhe ne punen qe ai po ben per te cuar perpara marredheniet tona dhe ndihmen per Shqiperine ne realizimin e potencialit te saj te plote. Perkushtimi i tij ndaj idealeve te demokracise dhe shtetit ligjor pergjate 26 viteve sherbimi te shquar kane luajtur rol thelbesor ne arritjen nga ana e Shqiperise te anetaresimit ne NATO dhe respektimit te detyrimeve qe rrjedhin nga anetaresimi ne NATO
Sipas Top Channel, letra eshte nje pergjigje e letres qe me pare zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem Ilir Meta i kishte derguar sekretares Clinton me ankesa per qendrimet e ambasadorit Withers, perfshire dhe deklaratat e tij per emerimet ne gjykata, specifikisht ne Gjykaten Kushtetuese.
Sa i perket emerimeve ne gjykata, ku dhe kritikat e mazhorances kane qene me te forta, ndihmessekretari Gordon shprehet ne menyre te prere ne te njejten linje me ambasadorin Withers
Ne mbeshtesim nje transparence te plote te procesit te emerimit dhe konfirmimit te gjykatesve.
Ndihmessekretari Gordon, nuk ka lene pa ngritur edhe shqetesimin per tejzgjatjen e krizes politike ne vend. Sipas tij, kjo po kushtezon integrimin europian te Shqiperise.
Ne besojme se nje zgjidhje e shpejte e ngercit politik do te lejonte Shqiperine te vazhdonte te shenonte perparim ne permbushjen e objektivit te integrimit te plote ne komunitetin euroatlantik-ka perfunduar Gordon
*************************************************
Projektligji per SHISH-in, Withers SHBA e ka dhene mendimin e saj
KUKES- Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne vendin tone, John Withers ka deklaruar nga Kukesi, se SHBA dhe ai vete e kane dhene mendimin per projektligjin e SHISH.
I pyetur per zhvillimet e fundit dhe debatin per projektligjin ne fjale, Withers ka thene se per kete ligj, ambasada e SHBA-se ka dhene opinionin e saj qe mund te gjendet ne faqen e saj zyrtare.
Ne faqen zyrtare te Ambasades eshte deklarata ku SHBA ndan shqetesimin serioz per projektligjin per SHISH, pasi ai minon parimin e pavaresise dhe lirise nga te gjitha nderhyrjet politike.
E marrim vertet shume seriozisht. Shqiperia eshte nje anetare e re e NATO-s dhe ka aspirate per integrim te plote euro-atlantik. Ndjejme se ky projektligj e con Shqiperine ne drejtimin e gabuar. Si miq, si miq te ngushte te Shqiperise, ne duam te ofrojme keshillat tona per tu siguruar qe mikja jone Shqiperia nuk do te vazhdoje ne ate drejtim te gabuar- ka thene Withers ne deklaraten e marsit, publikuar ne faqen zyrtare te ambasades.
Projektligji per SHISH-in, mbetet per tu diskutuar ne sesion tjeter parlamentar, ne muajin shtator.
Pa dhene sqarime, mazhoranca eshte terhequr nga projektligji, i cili ka marre kritika te forta, jo vetem nga opozita, por edhe nga faktori nderkombetar, SHBA, NATO, madje ka marre voten kunder edhe nga pjesa e koalicionit, LSI-ja.
E lene per tu diskutuar ne diten e fundit te sesionit, pra ne rendin e sotem te punimeve te Kuvendit, projektigji eshte spostuar.
******************************
Presidenti i vendit, Bamir Topi, i pyetur per qendrimin e tij lidhur me projektligjin per SHISH-in ka deklaruar se ai ka qene dhe do te mbetet luajal i parimeve te NATO-s. Nderkohe qe kryeministri Berisha ka deklaruar se ne Shqiperi nuk do te kete asnje zyrtar te larte pa mandat, perfshire edhe kreun e SHISH-it.
Gjate nje deklarate per mediat, kreu i shtetit shqiptar ka pranuar se po e ndjek kete proces me shume vemendje dhe nuk mund te paragjykoje vendimin e Kuvendit.
Une mund te them se po e ndjek me vemendje kete proces dhe jam i kujdesshem per tu thene qe nuk paragjykoj vendimin e kuvendit, sepse presidenti flet ne momentin kur ka nje vendimmarrje te Kuvendit dhe realizohet komunikimi zyrtar mes Kuvendit dhe institucionit te Presidentit- tha Topi.
Megjithate ai ka theksuar se ne parim une kam qene e mbetem luajal i parimeve fondamentale te aleances se Atlantikut te Veriut qe eshte aleanca e paqes dhe sigurise. Nga ky parim i madh dalin edhe perfundime te medha- tha Topi.
Berisha Kreu i SHISH-it, me mandat
Kryeministri Sali Berisha ka theksuar prere se kreu i SHISH-it do te jete me mandat.
I pyetur nga gazetaret se si do te veproje mazhoranca lidhur me ligjin per Sherbimin Informativ Shteteror, Berisha deklaroi se ne Shqiperi nuk do te kete zyrtare te larte te emeruar pa mandat.
Ky eshte nje qendrim perfundimtar i Kryeministrit te vendit. Vendet anetare te NATO-s ne teresine e tyre i kane te gjithe zyrtare me mandate te ndryshme. 4 vjet e kane mandatin per Kryeministrin, 4 apo 5 vjet e kane mandatin per Presidentin, dikush me mandat me te shkurter, dikush me mandat me te gjate. Por mandatet jane nje norme dhe nje standard i vendeve demokratike- tha Berisha, por pa u pergjigjur nese Kuvendi do e kaloje ligjin pavaresisht kontestimit te forte te opozites, faktorit nderkombetar dhe votes kunder te LSI-se.
__________________
____________________
Kaos ne Kuvend, PD terheq ligjin e SHISH, telefonon Rasmussen
TIRANE - Mungesa e numrave te duhur ne Parlament, por edhe nje telefonate e kreut te NATO-s, Rasmussen, me kryeministrin Berisha kane detyruar mazhorancen qe per here te dyte te terhiqet nga ligji i SHISH. Edhe heren e pare te djathtet u dorezuan perpara presionit nderkombetar. Por, dje, ata vendosen, ne menyre surprize, te hedhin edhe nje here ne votim ligjin qe vendos Sherbimin Informativ Shteteror ne vartesi te kryeministrit.
Debatet
Qe ne fillim te seances, opozita ka kundershtuar futjen ne kalendarin e punimeve te amendimit te propozuar nga deputeti Fatos Hoxha per ligjin per SHISH. Sipas socialisteve, ky ligj duhet te hiqet nga kalendari i rendit te dites. Minimumi jeni te detyruar ta beni kete, qofte per te realizuar dhe nenin formal te rregullores qe kerkon dy dite kohe. Eshte e drejta juaj qe ne seancen pasardhese, duke na siguruar ne si opozite minimumin te drejten e njohjes me projektligjin, e te drejten e njohjes me relacionin e komisionit perkates, qe diten e hene te ulemi ta diskutojme, u shpreh kreu ne emer te grupit te PS, Gramoz Ruci. Duke shfrytezuar pamjaftueshmerine e votave nga ana e mazhorances, kreu i grupit parlamentar te PS kerkoi hedhjen ne votim te propozimit te tij per heqjen nga kalendari i punimeve te projektligjit per SHISH. Ne emer te grupit parlamentar, ju propozoj qe te hidhni ne vote, te nxirrni nga rendi i dites se pikes qe ben fjale per projektligjin e Sherbimit Informativ. Ky eshte propozimi yne, qe te hidhet ne vote, tha Ruci. Por kryeparlamentarja Jozefina Topalli e kundershtoi, duke deklaruar se eshte respektuar rregullorja. Per sa kohe qe ne kemi kalendarin e votuar nga seanca plenare. Ju keni te drejte te kerkoni qe te hiqet nga rendi i dites, sqaroi Topalli. Edhe kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, ka kundershtuar heqjen nga rendi i dites i projektligjit per SHISH. Nuk eshte e vertete qe projektligji ka ardhur ne seance papritur. Nuk eshte problemi yne qe kur projektligji ka kaluar ne Komisionin e Sigurise, opozita nuk ka qene e pranishme ne komision. Fakti qe PS nuk ka marre pjese ne te gjitha komisionet e sigurise nuk perben shkak, - deklaroi kreu i grupit parlamentar demokrat. Ndersa aleati i kryeministrit Berisha, kreu i LSI-se, Ilir Meta, ne emer te grupit u shpreh kunder kalimit te ligjit per SHISH, duke e cilesuar ate te nxituar, pasi nuk eshte marre mendimi i NATO-s.
Numrat
Pas deklarates se Metes, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nisi te beje llogarite e numrave qe kishte Partia Demokratike. Pervec levizjeve te shume deputeteve qe hynin e dilnin nga salla e Parlamentit, mazhorances i mungonin edhe disa deputete, mes tyre edhe kryeministri Berisha. Mungesa e deputeteve dhe kater votat e LSI-se kunder ligjit te SHISH vune ne dyshim serioz votimin ose jo te ligjit ne seancen e djeshme. Ne keto kushte, Topalli nisi te leshoje pe kundrejt kerkeses se opozites.
Telefonata
Burime te Shekulli-t bejne me dije se arsyeja e vertete e terheqjes se mazhorances nga amendimi i ligjit per SHISH i propozuar nga deputeti Fatos Hoxha ka ardhur si pasoje e nderhyrjes se faktorit nderkombetar. Ka qene kreu i NATO-s, Rasmussen, ai qe i ka telefonuar kryeministrit Berisha dhe i ka kerkuar terheqjen e ketij ligji. Kjo eshte nderhyrja e dyte e nderkombetareve, te cilet i kerkojne mazhorances qe te mos ndryshoje ligjin ekzistues per SHISH.
Terheqja
Per te mos bere nje terheqje ne sallen e Kuvendit, mazhoranca vendosi nderprerjen e seances plenare dhe mbledhjen e shpejte te Komisionit Parlamentar te Sigurise. Ne kete mbledhje, pervec votave kunder te opozites, dhane voten kunder edhe deputetet e djathte, Leonard Demi, Paulin Sterkaj dhe Gazmend Oketa. Pas kesaj, kryeparlamentarja Topalli deklaroi se ploteson kerkesen e opozites dhe i jep asaj 24 ore kohe per tu njohur me ligjin e ri te SHISH.