Publikuar me : 02.08.2011 Ne :
Rajoni - 89 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Marrëveshja për ngritjen e nivelit të borxhit public amerikan ka kaluar në Dhomën e Deputetëve me 269 vota pro dhe 161 kundër.
Për të votuar marrëveshjene, mes kolegëve ishte kthyer edhe Gabrielle Giffords, deputetja demokrate e plagosur rëndë në janar të këtij viti në Arizona.
Me firmosjen nga Presidenti Obama, marrëveshja kthehet në ligj, duke evituar kështu krizën ekonomike.
Përsa u përket shkurtimeve që parashikon marrëveshja, Obama ka siguruar se ato do të jenë graduale dhe nuk do të rëndojnë shumë në ekonominë e amerikanëve.