Publikuar me : 04.01.2012 Ne :
Rajoni - 38 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Mitt Romney
Ish guvernatori i shtetit të Masaçusets Mitt Romney shijoi sot fitoren e parë në zgjedhjet paraprake në shtetin Ajoua të SHBA-vë. Romney fitoi me një diferencë prej 8 votash kundër ish-senatorin e Pensilvanisë Rick Santorum.
Sipas medieve amerikane kandidatët republikanë kanë zhvilluar fushata të ashpra në shtetin Ajoua. Ndërkohë që Partia Demokratike po zhvillon fushatën e përfaqësuar nga Barak Obama, i cili nuk ka kundërshtar brenda partisë së tij.
Ekipi i Obamës po punon për fitimin e një mandati të dytë në zgjedhjet e nëntorit. Kundër Presidentit aktual është vetëm ekonomia amerikane, e cila po rimëkëmbet shumë ngadalë nga recesioni i viteve 2007-2009, duke bërë që shumë votues të vënë në pikëpyetje udhëheqjen e tij.