Publikuar me : 22.06.2011 Ne :
Rajoni - 144 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një histori që ka tronditur të gjithë Amerikën, 29 vjeçarja me origjinë aziatike, Ka Yang, ka vrarë vajzën e saj të sapolindur, duke e futur në furrën me mikrovalë. Në këtë mënyrë gruaja i ka shkaktuar vajzës një vdekje me dhimbje të paimagjinueshme.
Policia deklaroi se ishte shumë e vështirë zgjidhja e kësaj çështjeje. “Raste të tilla janë shumë të rralla në Shtetet e Bashkuara, ashtu siç ishin dhe plagët që janë gjetur në trupin e vogëlushes së vrarë”.
Hetuesit e Sakramentos, vendit ku ka ndodhur dhe vrasja, bënë të ditur që gruaja mund të ketë probleme mendore, por që kjo është një hipotezë që duhet të përcaktohet nga gjykata. “Ajo ka patur dhe tre fëmijë të tjerë, të cilët i kanë adoptuar të afërmit e saj. Kjo lloj vrasjeje është e katërta në SHBA dhe është gjëja më e llahtarshme që mund t`i bëhet një fëmije të sapo lindur”, deklaroi policia.