Publikuar me : 17.08.2011 Ne :
Rajoni - 59 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Jared Cano
Një shpërthim katastrofik i ideuar nga një student i përjashtuar nga shkolla e mesme është parandaluar nga policia. Ngjarja ka ndodhur në Florida të SHBA-së.
Policia thotë se Jared Cano, 17 vjeç, po planifikonte vendosjen e një pajisjeje në shkollë, e cila do të shpërthente në çeljen e vitit të ri shkollor. Në shtëpinë e tij u zbuluan materiale për prodhimin e një bombe.
Cano ishte përjashtuar nga shkolla. Bomba e programuar prej tij mund të vriste rreth 30 studentë. Gjithçka ka ngjashmëri me masakrën e vitit 1999 në Kolorado ku dy studentë qëlluan me armë zjarri dhe vranë 12 studentë dhe mësues.
Arrestimi i Canos u bë pas informacioneve të marra nga policia.