Publikuar me : 26.12.2011 Ne :
Rajoni - 56 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Krishtlindje të përgjakura për një familje në Teksas.
Shtatë persona janë gjetur të vrarë ditën e Krishtlindjeve, pak pasi kishin hapur dhuratat e festës, në shtëpinë e tyre në Grapevine, e njohur si zonë mjaft e qetë.
Pas hetimeve paraprake, autoritetet bënë të ditur se krimi mund të jetë kryer nga njëra prej viktimave, i cili më pas është vetëvrarë.
Viktimat, katër femra dhe 3 meshkuj të moshës 18-60 vjeç, u gjetën nga policia pas telefonatës së heshtur që u bë nga numri i familjes në numrin e emergjencës 911.
Asnjë prej tyre nuk u gjet i gjallë, pavarësisht kohës së shkurtër të mbërritjes së policisë.
Grapevine, një zonë me 46 mijë banorë 20 milje në veriperëndim të Dallasit, e njohur për sallonet e degustimit të verës është shpallur nga Senati i Teksasit si kryeqyteti i Krishtlindjeve për shkak të numrit të madh të aktiviteteve festive.
G. Ndoja