Publikuar me : 30.07.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 149 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Senati amerikan ka kaluar projekt-ligjin për rritjen e kufirit të borxhit me 59 vota pro dhe 41 kundër. I njëjti projekt ishte miratuar edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve, e cila kontrollohet nga republikanët. Dhoma e Përfaqësuesve ka kaluar ligjin që siguron rritjen prej 900 miliardë dollarësh në afat të shkurtër. Demokratët janë në favor të rritjes së kufirit të borxhit në vlerë prej 2.5 trilionë dollarësh në afat më të gjatë.
Kreu demokrat i Senatit, Heri Reid, pritet të bëjë një tjetër përpjekje për që ka për qëllim të sigurojë votat e të dyja palëve për ligjin para afatit të 2 gushtit. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Kerni, tha se “liderët duhet të fillojnë të punojnë së bashku për të arritur kompromisin që do të shmangte dështimin për të paguar borxhin dhe do t`i vinte bazat për reduktim të balancuar të deficitit”.
Ai tha se “presidenti u bën thirrje demokratëve dhe republikanëve në Senat të gjejnë gjuhë të përbashkët për planin, i cili do të mund ta ketë përkrahjen e të dyja palëve në Dhomën e Përfaqësuesve”. Kufiri federal i borxhit aktualisht qëndron në 14.3 trilionë dollarë.