Publikuar me : 15.12.2011 Ne :
Rajoni - 29 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Pas më shumë se nëntë vitesh luftë, trupat amerikane pritet të tërhiqen nga Iraku. Më shumë se 5 500 ushtarë kanë lënë tashmë këtë vend dhe ia kanë kaluar sigurinë autoriteteve vendore.
Presidenti i SHBA-së Barak Obama që erdhi në detyrë me premtimin për tërheqjen e ushtarëve, e përmbush këtë premtim në përfundim të mandatit katër vjeçar.
Republikanët vazhdojnë ta kundërshtojnë tërheqjen me argumentin se rrezikohet stabiliteti i Irakut por shumica e amerikanëve e mbështesin këtë lëvizje – një sondazh i fundit tregon se 75 perqind e tyre e mbështesin.
Më shumë se 4 500 ushtarë amerikanë dhe më shumë se 100 000 iraken kanë vdekur gjatë lëftës. Ndërsa në total lufta i ka kushtuar SHBA-së 1 trilion dollarë.
Duke folur me rastin e kthimeve të trupave në Karolin e Veriut, Obama e cilësoi misionin si arritje të jashtëzakonshme. “Çdo gjë të kanë bërë trupat tona në Irak, të gjitha luftimet dhe vdekjet, gjaku dhe ndërtesat, trajnimi dhe partneriteti, na ka drejtuar tek ky moment suksesi”, u shpreh ai. “Lufta në Irak shpejt do t’i përkasë historisë dhe shërbimi juaj do të mbetet në vite”, shtoi Obama.
1.5 milion amerikanë kanë shërbyer në Irak që prej ndërhyrjes së SHBA-së në vitin 2003. Përveç atyre që kanë vdekur, afërsisht 30 000 kanë mbetur të plagosur. Vetëm 200 ushtarë të cilët do të shërbejnë si këshilltarë ndërsa 15 mijë amerikanë do të qëndrojnë në bazën e SHBA-së në ambasadën amerikane në Bagdat – e cila është baza më e madhe në botë.