Nga data 6 Qershor, perballe jush do te vije nje Shekulli i ri. I ndryshuar ne gjithcka, per nje gazete me standart te paarritur ne Shqiperi. Nje pune 6 mujore me perkrahjen e eksperteve me te mire boterore ne median e shkruar do te finalizohet me gazeten e re te cilen do ta mbani ne dore te henen e ardhshme.
Deri ate dite, ne faqe tone do te gjeni me shume per kete projekt.
Gjigandi boteror i konsulences IMC ne Shqiperi Pse zgjodhem Shekullin
Ka mberritur ne Shqiperi korporata me e njohur ne bote per projektet ne median e shkruar, INNOVATION Media Consulting. Korporata ne fjale me qender ne Madrid, eshte bere e njohur vitet e fundit, pas projekteve qe kane rinovuar disa prej gazetave me te mira te planetit. Keshtu mund te permendim USA TODAY, ne SHBA, gazeten e famshme sportive madrilene, AS, gazetat e famshme franceze, Le Monde dhe Liberation, te perjavshmen britanike The Observer, gazeten me te madhe sportive italiane Corriere dello Sport, gazeten e dyte me te shitur ne Spanje, El Mundo, te perditshmen australiane The Sidney Morning Herald, gazeten argjentinase La Nacion, gazeten me te madhe kroate, Jutarnji List, gazeten e Rio de Janeiros, O Globo etj.
Jemi te lumtur te njoftojme lexuesit tane qe Inovation Media Consulting ka zgjedhur te punoje ne Shqiperi me gazeten Shekulli. Ne nje interviste e cila do botohet neser e plote ne Shekulli, partneri londinez i korporates Juan Senor, i cili eshte drejtuesi i ekipit qe ka ardhur ne Shqiperi, pyetjes Pse zgjodhet pikerisht Shekulli-n si projektin tuaj te radhes?, i pergjigjet
Mendojme se Shekulli eshte nje gazete shume e mire dhe ka nje emer fantastik, dhe pikerisht per kete duhet te modernizoje veten per shekullin XXI. Shekulli gjithmone ka qene nje gazete pioniere ne Shqiperi dhe e njohur per pavaresine, opozitarizmin dhe zerin e saj te paster dhe te qarte. Mendoj se eshte e vetmja gazete e hapur per ndryshime....
Z.Senor, i diplomuar ne Oksford, mberriti ne Shqiperi nje vit me pare. Ai dhe ekipi i tij kane qendruar ne Shqiperi disa muaj per njohjen e tregut te shtypit shqiptar. Pas marrjes se vendimit per te punuar me Shekullin, ata prezantuan nje projekt ku kane perfshire rinovime ne permbajtje, forme e deri ne arkitekturen e redaksise se re te Shekullit. Pas disa muajve pune, formati i ri i Shekullit, eshte gati tu prezantohet lexuesve tane ne ditet e para te qershorit.
Qellimi yne i perbashket ka qene qe ti japim shkendijen e pare edhe ne Shqiperi asaj qe ka per te qene e ardhmja e gazetarise se shkruar. Ne dhe lexuesit tane deshirojme te jemi serish pionieret e nje faze te re, te domosdoshme te shtypit, te nisim gazeten e periudhes post-internet. Gjithcka mbetet per tu vleresuar nga lexuesi, dhe si per cdo levizje tonen, ne do ecim ne nje hap me deshirat e tij, - thote lidhur me kete projekt, kryeredaktori i gazetes Shekulli, Adrian Thano, duke shtuar Falenderojme INOVATION qe zgjodhi pikerisht Shekullin dhe ndihemi mire qe i shtohemi kete qershor listes se disa prej gazetave me te mira ne bote qe kane punuar me kete korporate.
Koncepti novativ i pergatitur nga INNOVATION Media Consulting synon nje gazete moderne, te afte te perballoje sfidat e dhenies se informacionit ne epoken e internetit dhe televizioneve. Komunitetit te lexuesve tane synojme ti shtojme si lexuesin qe nuk ka kohe ashtu dhe lexuesin qe deshiron te thellohet ne lajmet e rendesishme, nderkohe qe nje pjese shume me e gjere se me pare e gazetes, do ti dedikohet atyre qe deshirojne te informohen mbi stilet e jeteses, glamour-in, teknologjine dhe zbavitjen, - shton Danielle Lozano, nje nga pjesetaret e ekipit te INNOVATION qe po punon ne Shqiperi.
Ne fotot shoqeruese gjate diteve te ardhshme mund te shihni fragmente te pamjes se Shekullit qe INNOVATION i propozon lexuesit shqiptar te shtypit, redaksine e re te gazetes, faqet e brendshme, disa nga kopertinat-prove te formatit te ri, etj. Mirepresim reagimet e lexuesve tane ne numrat e kontaktit SMS 06920 25272, 0692035476, 0692025445. Lexim te kendshem!