Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Shendeti, 7 ushqimet qe te mbajne te ri

Publikuar me : 24.11.2008 Ne : Kuriozitete - 1002 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

7 ushqimet qe te mbajne te ri

1.Vaji i ullirit

Kater dekada me pare, kerkime nga studimi i kryer ne shtate shtete, tregoi se vaji i ullirit eshte pergjegjesi per rastet e pakta, per semundjet e zemrave dhe te kancerit ne ishullin grek te Kretes. Tani, ne dime se vaji i ullirit permban polifenol, nje antioksidant te forte qe parandalon semundje te ndryshme ne moshe te madhe.

2.Vera

Te pish alkool, do te thote tu hapesh dyert semundjeve te zemres. Te gjitha pijet alkolike sjellin probleme, pervec veres se kuqe, e cila eshte vene ne qender te studimeve. Vera e kuqe permban resveratol, nje substance e cila, pas studimeve te bera te kafshet, tregoi se mund te aktivizoje gjene qe ngadalesojne plakjen e qelizave.

3.Boronicat

Ne nje studim te gjere te publikuar ne vitin 1999, kerkimet e bera nga Universiteti i Taftit, nxoren ne drite faktin se minjte e ushqyer per nje periudhe kohe me boronica, jetuan me gjate se te tjeret, per nje kohe te barabarte me 10 vite njerezore. Perberesit e boronices ulin oksidimin e demshem dhe permiresojne deficitet qe ne memorie.

4.Peshku

Tridhjete vjet me pare filluan studimet rreth numrit te vogel te rasteve me semundje te zemres te inuitet, banore te lindur te Alaskes. Arsyeja ishte e thjeshte: Konsumimi i madh i peshkut. Te peshku gjendet me sasi te bollshme acidi yndyror omega-3, qe ndihmon ne uljet e demeve qe sjell kolesteroli ne arterie dhe mbron zemren nga ritmet anormale.

5.Kosi

Ne vitet 1970, ish-Republika Sovjetike e Gjeorgjise, mburrej me faktin se kishte me shume 100-vjecare per fryme te populltes se ne cdo rajon tjeter te botes. Koha nxori ne drite sekretin: Konsumimi i madh i kosit. Kosi eshte pasur me kalcium dhe me *baktere te mira*, qe ulin rrezikun e ostoperozes dhe te semundjeve ne moshen e trete.

6.Bajamet

Studimet e bera nga *Ithtaret e Dites se Shtate*, nje sekt fetar qe predikon edhe jeten e shendetshme dhe dietat vegjetariane, tregojne se ata qe konsumojne rregullisht bajame, lajthi apo arra, perfitojne 2.5 vjet jete me shume sesa ajo qe do te jetonin nese nuk do te ushqeheshin me to. Sekreti? Numri i larte i vitaminave dhe mineraleve te keto ushqime.

7.Cokollata

Popullata e fisit Kuna, ne ishujt San Blas, ne brigjet e Panamase kane nje numer nente here me te ulet te rasteve me semundje te zemres se ne krejt pjesen tjeter te brigjeve panamaiane. Arsyeja? Ata konsumojne shume lengje me baze cokollaten, cka permireson ndjeshem qarkullimin e gjakut, ul rrezikun per tensionin e larte dhe te diabetit te tipit 2.

Ushqimi eshte faktori kryesor qe ndikon per te pasur nje jete te gjate dhe te shendetshme. Ne qofte se doni te gezoni *rinine e perjetshme* dhe te shtoni numrin e viteve te jetes suaj, atehere duhet te dini se cilat jane ushqimet e nje jete me te gjate dhe ne harmoni me natyren. Pjesa me e madhe e shqiptareve, sidomos pas viteve 90, kane vuajtur perhere nga mbipesha dhe obeziteti, te cilat nuk jane vetem nje problem estetik, por edhe nje faktor rreziku per shume semundje.

Shqiptaret, tashme te ndergjegjesuar ne lidhje me problemet qe shkakton mbipesha dhe obeziteti per shendetin, kane ndjere nevojen e korrigjimit te ketij problemi, duke u konsultuar me dietologe dhe duke iu drejtuar qendrave distike.

Dietologia Enkelejda Ferrollari, na tregon se cilat jane ushqimet me te shendetshme dhe se si duhen perdorur ato. Nder keto ushqime mund te permendim vajin e ullirit, peshkun, kosin, cokollatat, veren, bajamet dhe lajthite etj. E perbashketa e ketyre ushqimeve eshte se ato permbajne ne sasi te konsiderueshme edhe perberes antioksidues, te cilet pengojne veprimtarine e radikaleve te lira ne trupin e njeriut. Keto radikale te lira kane aftesine te shkaterrojne nje sere qelizash qe duhen per funksionimin normal te organizmit.

*Te tera keto ushqime qe permendem jane ushqime te domosdoshme per organizmin e njeriut dhe qe permbajne shume vlera ushqyese, qofte ne nivel makro, qofte mikro. Por qe, sigurisht, gjate konsumit te ketyre ushqimeve, duhet te jemi te kujdesshem per te mos tejkaluar sasite e domosdoshme*,- thekson dietologia Ferrollari.

*Vaji i ullirit eshte i pasur me vitamina A dhe E, si dhe me perberes te grupit te fenoleve qe veprojne si antioksidues dhe ndihmojne ne eliminimin e radikaleve te lira. Peshku dhe kosi jane nje burim shume i mire proteinash per organizmin. Peshku eshte gjithashtu edhe nje burim kryesor i acideve yndyrore esenciale omega 3, te cilat organizmi i njeriut nuk arrin ti sintetizoje vete, por i merr te gatshme nga ushqimet. Konsumi i peshkut ndihmon ne uljen e sasise se kolesterolit te keq, si dhe ne parandalimin e semundjeve te ndryshme kardiovaskulare.

Per sa i perket kosit, pervecse nje burim shume i mire proteinash dhe kalciumi, eshte edhe nje burim shume i mire me perberes probiotike qe ndihmojne ne rregullimin e flores bakteriale ne organizem, cka sjell nje funksionim te mire te aparatit tretes. Por, mes ketyre ushqimeve, ka edhe nga ato qe duhen mbajtur nen kontroll per te mos e pare veten me disa kilograme me shume. *Vera, cokollata hyjne ne grupin e ushqimeve qe duhet ti konsumojme ne menyre te kontrolluar. Ato permbajne disa perberes te grupit te fenoleve qe sherbejne si antioksidues shume te mire, por nga ana tjeter jane ushqime kalorike dhe qe konsumi me tepri shkakton nje mase kalorie te tepruar ne organizem, cka con ne depozitimin ne mase dhjamore.

Lajthite dhe bajamet ose frutat e thata, gjithashtu, hyjne ne grupin e ushqimeve qe duhet te konsumohen me kujdes pa i tejkaluar sasite, pasi megjithese jane nje burim shume i mire proteinash, acidesh yndyrore te pangopura, vitaminash (E, B6, etj.) kriperash minerale (hekur, magnez, kalcium etj.),jane gjithashtu ushqime plot kalori, qe depozitohen ne mase dhjamore nese konsumohen me tepri. Konsumi i tyre ne sasira te vogla, ka aftesi shume te mira antioksiduese, te rregullatorit te sasise se glicemise ne gjak, si dhe te nivelit te kolesterolit. Pra, te tera keto ushqime jane te domosdoshme per organizmin, por te konsumuara ne sasi te kontrolluara*, - perfundon dietologia Ferrollari.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Mishmashi i arsimit shqiptar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 25 here.
Agim Fjolla Në Londrën e para pavarësisë shqiptare lindi një debat publik pas vjedhjes së një prej galerive private të artit që zotëronte një koleksion të veçantë veprash nga rilindja italiane. Roja i turnit të natës i ishte dorëzuar gjumit dhe këtë dobësi të moshës e kishte përdorur hajduti i cili vodhi plot pesë piktura. Kjo ngjarje shërbeu si nisje e një debati ku përzihej detyrimi moral me detyrimin ligjor ku njëra palë e hidhte rojën në anën e fajtorëve...Lexo te gjithe artikullin »


» Puna e mjekut flet me shume
» Ambasada ne Itali na ka mbyllur deren
» Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda
» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit