Lezha turizmin bregdetar e cileson si kryesorin. Nder plazhet me te frekuentuara si nga pushues vendas ashtu dhe te huaj mbetet plazhi i Shengjinit ku fluksi ditor i pushuesve varion nga 20 000 (ne dite te zakonshme) deri ne 50 000 (ne fundjave).
Pushuesit jane kryesisht jo vetem nga 3 rrethet e Lezhes, por edhe nga Shkodra, Kruja si edhe nga kryeqyteti. Nderkaq, pushuesit e huaj dhe ata kosovare te akomoduar ne keto dite qershori ne plazhin e Shengjinit shprehen mjaft te kenaqur me kushtet e ofruara.
Ata vleresojne pastertine e plazhit, qetesine, si dhe bukurite natyrore. Pastertia e detit, ajri i paster, si dhe qetesia qe ofron ky plazh perthith cdo vit e me shume turiste.
Linja e udhetareve nepermjet portit te Shengjinit dhe hapja e autostrades drejt Kosoves i jep nje tjeter dimension Shengjinit, si dhe mbare turizmit ne rajonin e Lezhes.
Njesite akomoduese, te cilat ofrojne nje sherbim cilesor, shtrihen ne nje pjese te madhe te gjatesise se plazhit. Keto jane ndertime te viteve te fundit dhe nuk mungojne baret, restorantet, diskot etj, te cilat plotesojne me se miri kenaqesite e turisteve. Plazhi i Shengjinit me disa pika pothuajse te virgjera eshte nje premise per ndertimin e fshatrave turistike, te cilat kane nisur te ndertohen me nisma private.
Gjithashtu edhe plazhi i Tales ne Komunen e Shenkollit deri me dje i virgjer, pas perfundimit te ndertimit te rruges lidhese me autostraden Lezhe-Tirane po popullohet cdo dite dhe me teper, dhe kete vit pritet te terheqe ne gjirin e tij numrin me te larte te pushuesve.
Akomodimi
Sipas statistikave zyrtare, ne te gjithe qarkun ushtrojne aktivitetin e tyre mbi 40 hotele me kapacitet mbi 900 shtreter dhe 6 motele me kapacitet mbi 100 shtreter. Nje pjese e mire e tyre ndodhen ne Shengjin. Çmimet per akomodim dhe ngrenie (nje vakt) variojne nga 25-50 euro ne dite per person ne keto objekte sherbimi, sipas cilesise dhe sherbimeve qe ofrojne.
Krahas hoteleve dhe moteleve ne dispozicion te pushuesve dhe te turizmit bregdetar jane vene edhe mbi 400 banesa (familjare), cmimet e te cilave variojne nga 20 000 - 25 000 leke ne 15 dite per familje 2-4 vete vetem per akomodimin e tyre.
Ushqimet
Prodhimet e fresketa te detit serviren ne te gjitha lokalet dhe restorantet ne Shengjin, Tale dhe Patok. Ne ishull te Lezhes, krahas prodhimeve te detit, nje ushqim tradicional eshte byreku me pule. Pulezat dhe zogjte mbeten nder me te preferuarit e kuzhines kryesisht ne Kune dhe Vain, por edhe ne Ishull Lezhe.
Argetim
Shume disko dhe lokale qe ne ditet e para te qershorit kane nisur mbremjet e tyre relaksuese per pushuesit ne pistat mbi det, por edhe ne ambientet e brendshme, duke ftuar kengetare te mirenjohur shqiptare, por edhe nga Kosova dhe Mali i Zi.
Transporti (vajtje-ardhje)
Lezhe-Shengjin (furgon)- 100 leke/person
Lezhe-Shengjin (autobus)- 60 leke/person
Mamurras-Lezhe-Shengjin- 500 leke/person
Lac-Lezhe-Shengjin- 400 leke/person
Mirdite-Lezhe-Shengjin- 500 leke/person
Tirane-Lezhe-Shengjin (autobus)- 500 leke/person
Tirane-Lezhe-Shengjin (furgon) - 600 leke/person
Shkoder-Lezhe-Shengjin (autobus)- 400 leke/person
Shkoder-Lezhe-Shengjin (furgon) - 500 leke/person
Shezlon (qendrim ditor) - 200 leke
Parkim automjeti- 100 leke
Problemet
Rruge te amortizuara, ujera te zeza dhe kafshe
Ne ceremonine e celjes zyrtare te sezonit turistik 2010 nga ana e drejtuesve te Komunes Shengjin u deklarua se ishin marre te gjitha masat per nje sezon te suksesshem.
Por nderkohe mesohet se ne zonen e plazhit ne qytetin e Shengjinit nderhyrjet ne brezin e reres, si dhe plugimi i saj jane bere nga vete subjektet e sherbimit si hotele-bar-restorante qe operojne aty.
Rruga kryesore nga lapidari deri tek porti i Shengjinit eshte amortizuar teresisht. Ne te gjithe shtrirjen e saj jane hapur gropa te medha.
Edhe pse sezoni ka nisur, ne kete rruge nuk eshte bere asnje nderhyrje. Nje tjeter problem qe ngrihet nga vete banoret eshte dalja ne menyre te perseritur e ujerave te zeza ne siperfaqe duke zaptuar jo vetem oborret, por edhe rrugen kryesore. Gjithashtu, ata deklarojne se nga ana e stabilimentit te perpunimit te peshkut ujerat shkarkohen ne det, duke rrezikuar shendetin e pushuesve.
Si cdo sezon turistik, bashkudhetare te pushuesve dhe turisteve vazhdojne te jene kafshet, te cilat qarkullojne lirshem si ne qytet, ashtu edhe ne plazh. Lidhur me keto shqetesime te ngritura nga banoret, autoritetet lokale dhe personat pergjegjes te sherbimeve publike te Komunes Shengjin nuk pranojne te prononcohen, duke ia deleguar kompetencat njeri-tjetrit, nderkohe qe banoret dhe pushuesit presin prej tyre marrjen e masave per nje sezon te suksesshem ashtu sic u premtua.
Velipoja 2010, plazhi verior cel sezonin
Velipoja e ka nisur tashme sezonin turistik, edhe pse muaji qershor nuk ka thithur kapacitetin e plote qe ofron plazhi me i madh i veriut. Korriku dhe gushti jane dhe muajt ku ne Velipoje shtohet fluksi i pushuesve, rezidenciale apo ditore, dhe ku fundjavat jane ato qe e mbushin kete plazh.
Deti dhe rera e cila eshte e pasur me jod, pylli, rezervati i gjuetise, laguna e pjeset jo shume te shfrytezuara te ketij plazhi, sic eshte Rrjolli, klima e mrekullueshme, jane ato qe vazhdojne te terheqin pushues te shumte jo vetem nga Shkodra, por dhe nga rrethe te tjera e jashte vendit.
Ofertat
Velipoja ka rreth 340 hotele apo shtepi me dhoma te pershtatura per pushime dyjavore qe vihen ne dispozicion te pushuesve. Ne kete plazh jane rreth 2 000 ndertime, ku pjesa me e madhe jane banesa private qe i kane ndertuar qytetaret e Shkodres si shtepi te dyta per periudhen e veres dhe te shumte jane ata qe vendosen familjarisht aty qe ne fillim te qershorit apo dhe fundin e majit.
Kapaciteti turistik i ambienteve te hotelerise ne kete plazh, sipas statistikave zyrtare te komunes Velipoje shkon 35 000 - 40 000 vende, perfshire ketu dhe banesat qe jepen me qira per dy jave pushime ne kete plazh. Ndersa numri i pushuesve ditore, kryesisht ne fundjave, shkon rreth 80 000 te tille.
Çmimet qe ofrojne hotelet jane te ndryshme dhe shkojne nga 16 - 40 euro per person ne dite. Ndersa cmimet e apartamenteve qe jepen me qira per nje periudhe dyjavore shkojne deri ne 70 000 leke.
Por keto cmime ndryshojne ne varesi te periudhes se plazhit, ku ne qershor cmimet jane me te lira dhe nje apartament per dy jave e gjen dhe me 10 000 - 20 000 leke, ndersa ne korrik, e vecanerisht ne gusht, cmimet kapin nivelet me te larta.
Plazhi
Ky plazh ka nje vije bregdetare per shfrytezim 14,5 km, nga grykederdhja e Bunes deri prane Reres se hedhur (Shengjin).
Rera eshte 0-300 m dhe prania e batices e zbatices ben qe ajo te jete perhere e pasur me jod dhe me karakteristikat e saj. Plazhi ndodhet rreth 30 km nga qyteti i Shkodres dhe rruga eshte e rikonstruktuar.
Por levizjet e shumta te automjeteve dhe perdorimi i se njejtes rruge dhe per kafshet e fshatrave deri ne plazh, ben qe kohezgjatja e udhetimit deri ne Velipoje te shkoje rreth 30 minuta. Plazhi i Velipojes ndodhet rreth 5 km bregut te detit nga plazhi i Ulqinit.
Ceketia e detit ne brigjet prane plazhit te Velipojes dhe gjatesia e shtrirjes 300-500 meter krijon mundesi per ndertime ne det. Plazhi i Velipojes eshte nje perle e natyres ku gershetohen harmonishem deti, lumi, plazhi, laguna, pylli e mali. Mbi 100 dite ne vit ka temperature mbi 25 grade C. Uji i kulluar i detit, rezervuati i gjuetise, laguna e Vilunit, baticat e zbaticat ofrojne bukuri mahnitese.
Pyjet, kryesisht me plepa, te pranishem ne te gjithe plazhin e deri 200 meter prane detit, i japin freski atij. Velipoja te ofron zbavitje si shetitje me varke, gjueti kafshesh e peshqish. Laguna e Vilunit eshte nje tjeter bukuri natyrore e ketij plazhi. Thellesia e saj shkon 80-100 cm, por ne disa pjese te vecanta shkon dhe 200-300 cm. Baticat e zbaticat ketu alternohen cdo 6 ore.
Ne periferi te lagunes, siperfaqja eshte mocalore. Ajo mbulohet e zbulohet nga uji per shkak te nivelit te ulet te tokes dhe eshte e mbushur me bimesi karakteristike e te shumellojshme.
Peshqit jane nje tjeter pasuri e kesaj lagune, ku dallohen qefulli, levreku, ngjala, barbuni, peshku lejleku, vijoshi etj. Megjithe demtimet ne lagunen e Vilunit jane rreth 183 lloje shpendesh, ndersa ne rezervatin e gjuetise 144 specie shpendesh.
Plazhi i Rrjollit
Nje tjeter vend i mrekullueshem ne plazhin e Velipojes eshte dhe Rrjolli, ende i panjohur dhe i pashfrytezuar plotesisht pasi ndodhet ne krahun tjeter te plazhit dhe rruga per atje kalon neper nje ure vetem per kembesore, nga Viluni.
Ai ka nje vije bregdetare rreth 4 km, me gjeresi rere 200 m dhe shtrihet ne nje zone me pyll shkurresh, duna te vogla rere dhe prane ka malin qe bie thike ne det.
Per te shkuar ketu kalohet nje ure vetem per kembesore ne lagunen e Vilunit. Ka dy hotele dhe shtepi qe vihen ne dispozicion te pushuesve. Ura e cila ka pesuar demtime dhe eshte e ndertuar nga vete banoret, kalon mbi det rreth 360 metra dhe kjo ka bere qe pushuesit te mos jene te shumte ne plazhin e Rrjollit.
Pritet ndertimi i nje ure te re mbi det, per kembesore, e cila do te sjelle me shume pushues drejt Rrjollit.
Qendra e plazhit
Velipoja eshte e preferuar dhe nga turiste te huaj qe vijne nga vende te ndryshme te Evropes. Lokalet e shumta dhe njesite e sherbimit funksionojne deri ne oren 24. Tek Viluni ka lokale qe afrojne sherbim dhe argetim gjate gjithe nates.
Lokalet e sherbimit jane te shtrira ne te gjithe plazhin dhe shume prej tyre afrojne muzike me kengetare. Ka sherbim shendetesor, telefoni me karta, energji elektrike, sherbim zjarrfikes dhe policia ka nje poste te vecante dhe gjate sezonit turistik kryen sherbime te shtuara ne plazh.
Qarkullimi brenda plazhit paraqet probleme pasi shetitorja po i nenshtrohet nje rikonstruksioni, ndersa rruget dytesore jane pjeserisht te asfaltuara dhe sjellin veshtiresi ne levizjen e automjeteve. Ne qender nuk lejohet kalimi me automjete ne brendesi te saj. Ka parkime private me vlere 100 leke per 12 ore.
Sherbimet dhe cmimet
Plazhi per shkak te gjatesise se madhe te tij krijon mundesi per plazhe private, te cilet kane shenuar rritje ne numer dhe cmimet shkojne nga 300-500 leke ne dite per nje cader me dy shezlonge.
Ka dhe pjese plazhi qe jane per pushuesit e zakonshem, dhe pse kjo ne qender po behet gjithnje e me e pakte, pasi aty perqendrohen me se shumti plazhet private. Keto te fundit kane pasterti me te madhe.
Lokalet e shumta jane jo vetem pas reres apo ne ambiente te brendshme te territorit, por dhe ne rere. Jane lokake vetem per sezonin veror qe afrojne bar dhe restorant. Ne det ka pika ku sherbehen varka me qira, te llojeve te ndryshme, si dhe motore uji. Çmimet per motoret e ujit jane 10 000 leke te reja per 1 ore, shetitjet me varke me motor 5000 leke ne ore, varkat pa motor 400-500 leke ora.
Çmimet e pijeve frekuese dhe ushqimeve jane afersisht sa te tregut ne Shkoder me nje rritje qe shkon 20- 30 leke per produkt. Ne plazhin e Velipojes ka nje rrjet te gjere sherbimesh tregtare te ndryshme. Restorantet gatuajne kryesisht kuzhinen tradicionale, por ka prej tyre qe afojne dhe kuzhine italiane. Ushqimi me i kerkuar dhe tradicional eshte peshku, sidomos ai qe sigurohet ne zonen e Vilunit si qefulli e levreku.
Per te shkuar ne plazhin e Vlipojes ka furgone-taksi nga qyteti i Shkodres me tarife 200 leke per person, ndersa veturat taksi kushtojne 1500 leke. Per pushuesit qe vijne nga Kosova ka akomodime te rezervuara ku perfshihet dhe udhetimi nga Shkodra deri ne Plazh.
Per pushuesit nga qytete tjera te vendit nuk eshte e nevojshme hyrja deri ne qytet , pasi pa hyre ne lagjen Bahcallek, kthehen majtas dhe hyjne ne rrugen qe te con drejt plazhit te Velipojes.