Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Sherr ne komision mes perfaqesuesve te qeverise

Publikuar me : 29.03.2011 Ne : Shendeti - 142 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Projektligji Per Barnat dhe Sherbimin Farmaceutik eshte bere burim debatesh te ashpra dje ne komisionin Parlamentar te Çeshtjeve Sociale dhe Shendetesise. Ndryshe nga here te tjera ku debatet beheshin mes deputeteve te opozites dhe deputeteve te pozites, kesaj here debatet jane ndezur edhe mes perfaqesuesve te Ministrise se Financave dhe Ministrise se Shendetesise.


Pas kritikave te kryetarit te komisionit, Ethem Ruka dhe deputeteve te PS-se per mungese serioziteti ne pergatitjen e projektligjit, sepse nuk kane mundur tu japin pergjigje dhe ti sqarojne ata per projektligjin.


Nderkohe, pas perfundimit te seances ne komision dhe largimit te deputeteve nga salla e komisionit, perfaqesuesja e Ministrise se Financave, Arjana Dyrmishi, ka kritikuar drejtorin e Qendres Kombetare te Kontrollit te Barnave, Besnik Jakaj, dhe drejtorin e Drejtorise Farmaceutike ne Ministrine e Shendetesise, Ahmet Hysa, per situaten e krijuar ne komision.


Debati


Kalimi i projektligjit nen per nen ka nxjerr ne pah mosmarreveshjet mes institucioneve shteterore, cka ka sjelle edhe debate ne komision. Perfaqesuesit e Ministrise se Shendetesise nuk kane qene bindes, jo vetem per deputetet e opozites, te cilet i akuzuan ata per mungese korrektesie ne pergatitje, por edhe per perfaqesuesit e Ministrise se Financave, te cilet jane aktore ne zbatimin e ketij projektligjit ku u diskutua per pullen e dyfishte te barnave.


Perfaqesuesja e Ministrise se Financave, Arjana Dyrmishi, ka kritikuar me tone te ashpra perfaqesuesit e Ministrise se Shendetesise per faktin se nuk ishin te pergatitur per prezantimin e projektligjit. Ne ua kemi sjelle disa here referencat nga ana jone per projektligjin. Eshte e turpshme qe mbetem ashtu para deputeteve - theksoi Dyrmishi, e cila nuk e fshehu irritimin e saj ndaj perfaqesuesve te Ministrise se Shendetesise.


Opozita


Eshte here e pare te na ndodhe qe hartuesit e projektligjit te mos jene ne gjendje te referojne si duhet projektligjet, - keshtu u shpreh kryetari i komisionit te Çeshtjeve Sociale dhe Shendetesise, Ethem Ruka, i cili ka shtyre seancen per miratimin e projektligjit.


Ndersa deputeti i opozites, Eltar Deda, theksoi se nuk jane kundra vendosjes se dyfishte, por duhet te studiohen efektet qe sjell ky proces dhe hartuesit e projektligjit te jene me korrekt.


Nga menyra se si po referoni duket qarte se nuk jeni konsultuar me Ministrine e Financave as me grupet e interesit. Ju duhet te vini ketu te pergatitur, pasi nuk jeni vet te qarte me kete projektligj. Ne nuk jemi aspak kundra pulles se dyfishte te barnave, por duhet te jeni shume te kujdesshem, pasi kjo do te sillte nje masivitet te barnave nga Lindja ne vendin tone, sepse firmat serioze nuk kane leverdi te sjellin barna ne sasi te vogla ne vendin tone, - theksoi Deda.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit