Publikuar me : 07.12.2011 Ne :
Kronike - 35 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një grindje e çastit mes tre personave, ka degjeneruar në dhunë mes tyre në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë.
Sipas burimeve jozyrtare, mësohet se tre persona, indetiteti i të cilëve ende nuk dihet, fillimisht kanë debatuar me njëri-tjetrin, por më pas është kaluar në përleshje.
Ndër të tjera, dhe nga të dhënat e personave të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes, mësohet se te tre këta persona, janë larguar menjëherë me një makinë, ndërsa dyshohet se mund të jetë organizuar dhe një rrëmbim.
Forca të shumta të policisë, sapo janë sinjalizuar për këtë ngjarje kanë nisur menjëherë hetimet.