Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Publikuar me : 26.01.2012 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 64 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

Aplikacionet e shumëllojshme dhe fushata agresive e kompanive celulare ka rritur ndjeshëm numrin e përdoruesve të kësaj telefonie në vend duke bërë që Shqipëria të ketë një normë penetrimi më të lartë se ajo mesatare e vendeve të Bashkimit Evropian. Të dhënat e publikuara sëfundmi nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) pasqyrojnë një përdorim të gjerë te telefonisë celulare në vend, stimuluar kjo është nga shtrirja modeste e rrjetit të telefonisë fikse.

 

Abonentët

Numri i abonentëve të telefonisë celulare përllogaritet të jetë rreth 4 milionë e 740 mijë në një popullsi prej rreth 2.8 milionë banorë. Me një përllogaritje të thjeshtë, del se çdo shqiptar ka mesatarisht 1.7 aparate celulari në përdorim. Të dhënat më të fundit të dala nga Censusi, tregojnë se një familje shqiptare përbëhet mesatarisht nga 3.8 persona. Në këtë mënyrë, del se në çdo familje të tillë gjenden mesatarisht 6 celularë e gjysmë.

Mësohet se vetëm gjatë gjashtë muajve, numri i përdoruesve të telefonisë celulare u rrit me të paktën 200 mijë. Fenomeni i të pasurit nga një numër për dy, tre apo katër kompani celulare pasqyrohet edhe nga një tjetër tregues: abonentët preferojnë të bëjnë më shumë thirrje brenda rrjetit për shkak të çmimeve më të ulta apo ofertave që aplikojnë kompanitë për abonentët. Rritja e thirrjeve telefonike është karakterizuar nga ato brenda rrjetit, ndërkohë që kanë renë thirrjet jashtë tij. “Terminimi i thirrjeve në totalin e thirrjeve të terminuara ka një rritje prej rreth 6 për qind, krahasuar me 6 mujorin e I-rë 2010, ndërsa terminimi i thirrjeve hyrëse nga rrjetet e tjera celulare ka një rënie prej rreth 3.6 për qind krahasuar me 6 mujorin e I-rë 2010”, – shpjegon AKEP.

 

Thirrjet

Ulja e çmimeve është përkthyer në rritje të thirrjeve telefonike. Mësohet se gjatë periudhës në fjalë, çdo përdorues ka komunikuar gjatë një muaji mesatarisht 181 minuta. Pjesa më e madhe e minutave të komunikuara kanë qenë thirrjeve hyrëse. Pjesa dërrmuese e përdoruesve janë abonentë me parapagesë, ndërsa vetëm 8.6 për qind e tyre janë abonentë me kontratë.

 

 

Interneti, 17 perqind e abonentëve e kanë me bandë të gjerë

Interneti ka njohur vitet e fundit një zgjerim të ndjeshëm duke bërë që shqiptarët të kenë mundësi marrjen e shërbimit me bandë të gjerë në familjet e tyre. AKEP konfirmon se deri në fund të qershorit 2011, numri i familjeve që kishin lidhur internetin në shtëpitë e tyre ishte rreth 140 mijë të tilla ose rreth 17 për qind e familjeve në Shqipëri. Biznesi ndërkohë është më i interesuar për këtë shërbim, duke bërë që të lidhen rreth 10 mijë të tillë me internet me bandë të gjerë.

Rritja e numrit të përdoruesve të internetit vjen për shkak të investimeve që kanë bërë operatorët në shtrirjen e linjave të reja por edhe ofrimit të shërbimit 3G nga kompanitë celulare. Aktualisht, janë dy licenca 3G në treg dhe AKEP është përgatitur për të lëshuara të tretën duke zgjeruar numrin e përdoruesve të internetit me bandë të gjerë.

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Naco Sektorit privat prioritet i qeverise

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 56 here.
Naco  Sektorit privat prioritet i qeveriseMinistri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, zhvilloi sot një vizitë në disa kompani në Durrës, të cilat janë financuar nga linja e kredisë prej 25 milion euro e programit italo-shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri. Së bashku me ministrin Naço, në këtë vizitë ishte dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, z. Massimo Gaiani dhe Drejtori i Kooperacionit Italian për Zhvillim, Andrea...Lexo te gjithe artikullin »


» Lvovsky Kriza ka rritur borxhin publik
» Durres, Naco Sektorit privat prioritet i qeverise
» Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartat
» Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume
» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit