Publikuar me : 19.07.2011 Ne :
Kronike - 146 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Shënohet mbytja e shtatë në rrethin e Durrësit për këtë sezon veror. Denis Muça, 10 vjeç, ka humbur jetën teksa lahej në një kompleks pishinash në periferi të Shijakut.
I mituri mësohet të ketë qënë nën shoqërinë e bashkëmoshatarëve të tij dhe nën kujdestarinë e një të rrituri.
Sipas policisë, 10-vjeçari është mbytur dhe personat e pranishëm nuk kanë qënë në gjendje për ta ndihmuar ndërkohë që trupi i pajetë i vogëlushit është transportuar me një automjet të rastit drejt spitalit.
Mjekët e Durrësit konfirmuan vdekjen e Muçës dhe e dërguan trupin e tij drejt morgut për tiu nënshtruar autopsisë. Mark Brunga