Publikuar me : 28.11.2011 Ne :
Kronike - 50 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Sot nga Seksioni Kundër Korrupsionit në Policinë e Kryeqytetit është finalizuar operacioni policor i koduar “Gjimnazisti”. Në kuadër të këtij operacioni i realizuar në aplikimin e metodave speciale të hetimit, u arrit identifikimi dhe kapja tre personave në Paskuqan, në afërsi të rrugës “Siri Kodra” në Tiranë.
Sipas policisë është marr masa e arrestit në flagrancë shtetasit Bashkim Leti, 40 vjeç, banues në Martanesh, me detyrë Drejtor i Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Jani Fullani” në Krastë të Martaneshit, Kadri Gjoni, 48 vjeç, banues në Tiranë, ish Drejtor i Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Jani Fullani” në Krastë të Martaneshit, aktualisht me detyrë mësues i lëndës së Historisë në Shkollën 9 – Vjeçare Yzberisht dhe Sajmir Levonja, 36 vjeç, banues në Tiranë,
Këto shtetas dyshohet se, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, pasi merrnin kontakte me persona të interesuar, të cilët nuk kishin përfunduar shkollën shisnin diplomat e shkollës së mesme kundrejt shumave nga 200 mijë deri më 400 mijë lekë të rinj.