Publikuar me : 02.12.2011 Ne :
Kronike - 79 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Dy të rinj u arrestuan në Babrru, Tiranë, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Shkëlzen Alla, 21 vjeç, dhe Fatmir Murati, 23 vjeç, të dy banues në Babrru janë arrestuar ditën e djeshme nga policia e kryeqytetit në kuadër të operacionit të koduar “Ura”.
Të dy të rinjtë janë kapur në flagrancë me 2.8 gram heroinë. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi lëndën narkotike, një telefon “Nokia” dhe 3500 lekë.