Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Shitet gjithcka !

Publikuar me : 17.02.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 175 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE-Qeveria ka risjelle ne qender te diskutimeve nismen per privatizimin e rreth 1 280 pasurive shteterore, madje sipas kreut te qeverise, Sali Berisha, ky proces duhet te perfundoje pergjate ketij viti. Por cilat jane objektet qe tashme zyrtarisht kane dale ne shitje?


Pjesen me te madhe te listes e perbejne prona te Ministrise se Mbrojtjes sic jane repartet ushtarake, baterite e mbrojtjes kunderajrore, depot e armatimit, apo edhe fabrika te ndryshme te prodhimit te veshjeve te ushtrise. Madje ne liste jane futur edhe godinat e postave kufitare te ushtrise.


Po ashtu, ne listen e objekteve te nxjerra ne shitje jane perfshire edhe nje sere fabrikash dhe uzinash te tjera te cilat jane konsideruar edhe si krenaria e sistemit te kaluar komunist por qe tashme nuk shfrytezohen. Permendim ketu ish-ndermarrjen e Duhan Cigareve ne Durres, pjese e te ciles jane edhe nje sere magazinash dhe objektesh te tjera.


Ne liste gjenden edhe mjaft objekte te ish-kombinatit te tekstileve si dhe godina te tjera qe jane ne emer te Institutit te Ndertimit Tirane. Mjafton ti hedhesh nje sy listes per pare mjaft objekte dhe ndermarrje, te cilat ne shumicen e rasteve tashme nuk jane funksionale por ka edhe prej tyre qe ende shfrytezohen madje jane godina te strukturave te mbrojtjes se institcioneve shteterore, sic eshte Garda e Republikes. Nuk mund te lihet pa permendur vete godina e Komandes se Republikes.


Kjo godine eshte nen varesine e Ministrise se Brendshme, ashtu si dhe objektet e tjera ajo prêt te nderroje pronare deri ne fund te ketij viti. Ne liste gjithashtu eshte edhe aerodromi fushor ne Laprake, ose sic quhet ndryshe edhe Fusha e Aviacionit.


Kjo prone u be shkak per debate te ashpra midis qeverise dhe opozites ne veren e vitit te shkuar, per nisjen e procedurave te privatizimit ne te njejten kohe kur Bashkia e Tiranes po kryente nje plan zhvillimi nga ana e saj.


Bashke me Ministrine e Mbrojtjes, ish-Ndermarrja e Prodhimit te Çeliqeve ne Elbasan ka nje numer te konsiderueshem pronash dhe objektesh qe jane programuar per tu shitur.
Privatizimet kane qene nje nder perparesite kryesore te kesaj maxhorance qe prej marrjes se pushtetit ne vitin 2005.


Pasi shiti 76 per qind te aksioneve te OSSH-ne tek ceket e CEZ dhe ARMO-n duke marre rreth 230 milione euro nga te dyja keto transaksione, qeveria filloi procedurat per privatizimin e INSIG-ut dhe Albpetrolit.


Per sa i perket INSIG-ut, pas terheqjes qe amerikaneve te American Reserve Insurance, te cilet ishin shpallur fitues madje, te gjitha tentativat e tjera nuk kane dhene rezultat. Madje, qeveria ia kaloi Ministrise se Financave pergjegjesine e privatizimit te kesaj kompanie per te pershpejtuar procedurat. Nga ana tjeter, ne procesin e privatizimit te Albpetrolit deri me tani eshte permbyllur gjetja e kompanise konsulente.


Per pjesen me te madhe te privatizimeve, dokumentacioni pergatitet nga Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes. Qe pas zgjedhjeve te 28 Qershorit 2009 kjo ministri ka nderruar tre here kreun e saj si dhe nje pjese te drejtoreve te drejtorive te tjera duke vonuar edhe me teper procedurat e privatizimit.


Disa nga pronat qe kane dale ne shitje


INSIG-u

Albpetroli

Komanda e Gardes se Republikes ne Tirane

Termocentrali Korce

Uzina e perpunimit te naftes ne Cerrik

Makineri dhe pajisje te Uzines se Superfosfatit Lac

Ish-Ndermarrja Profarma Librazhd

Objekte te ish-Kombinatit te Tekstileve

Objekte te ish-Ndermarrjes se Duhan Cigareve Durres

Fusha e Aviacionit Laprake, Tirane

Objekte dhe prona te ish-metalurgjikut Elbasan (64 te tilla)

Linja e Prodhimit te Letres, Kombinati i Drurit Lezhe

Magazine nr. 6, nr. 7, nr. 8, nr. 9, nr. 10 dhe nr. 11 te Drejtorise se Rezervave te Shtetit Vlore



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Naco Sektorit privat prioritet i qeverise

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 56 here.
Naco  Sektorit privat prioritet i qeveriseMinistri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, zhvilloi sot një vizitë në disa kompani në Durrës, të cilat janë financuar nga linja e kredisë prej 25 milion euro e programit italo-shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri. Së bashku me ministrin Naço, në këtë vizitë ishte dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, z. Massimo Gaiani dhe Drejtori i Kooperacionit Italian për Zhvillim, Andrea...Lexo te gjithe artikullin »


» Lvovsky Kriza ka rritur borxhin publik
» Durres, Naco Sektorit privat prioritet i qeverise
» Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartat
» Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume
» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit