Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Shitja e “Albpetrol”, gati shkarkimi i 2 500 punonjesve

Publikuar me : 14.12.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 61 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Luis Tanushi / Denis Dedej

Komisioni i Ligjeve miratoi dje vetëm me votat e mazhorancës projektligjin shitjen e kompanisë shtetërore të naftës, “Albpetrol”. Shqyrtimi i ligjit shkaktoi debate të shumta dje në Kuvend, ku deputetët e opozitës akuzuan për mungesë transparence dhe kërkuan detaje për procedurat e shitjes si dhe çmimin që me të cilin do t’i ofrohet blerësit. Shitja e kompanisë ndërkohë, ashtu si çdo privatizim tjetër do të shoqërohet me shkarkime të punonjësve nga puna, numër i cili paraprakisht mendohet të shkojë deri në 2 500 të tillë.

“Albpetrol”-i zotëron 1264 puse aktive, që prodhojnë një sasi nafte prej rreth 135 mijë tonë në vit. Për shitjen e tij qeveria e konsultuar edhe me “Patton Boggs”, ka vendosur që ndryshe nga privatizimet e tjera strategjike, për “Albpetrol”-in të privatizojë 100 për qind të paketës së aksioneve. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, së bashku me shoqërinë “Patton Boggs”, do të organizojë procedurat e privatizimit të shoqërisë, në zbatim të këtij projektligji, duke filluar që nga shpallja e ftesës për ofertë. “Në vazhdën e një sërë privatizimeve të tjera edhe ky ngelet një privatizim me shumë dritëhije, me një mungesë të theksuar transparence dhe janë të gjitha këto arsye të mjaftueshme për të kuptuar se jemi përpara një hapi, i cili nuk do të japë atë që i duhet shtetit shqiptar, po do të mund të jetë një privatizim që do të shoqërohet me elementë të tjerë korruptiv. Për të gjitha këto arsye ne do ta votojmë kundër këtë projektligj”, -theksoi nënkryetari i PS-së, Fatmir Xhafaj. Në të njëjtën vijë u shprehën edhe përfaqësuesit e tjerë të opozitës të cilët kërkuan sqarime për kompaninë e cila do të realizojë vlerësimin e aseteve të kompanisë. Dyshimet e opozitës lidheshin edhe me të drejtën e pronësisë së puseve të naftës. Përfaqësuesi i qeverisë Zamir Stefani, u shpreh se blerësi i “Albpetrolit” do të ketë të drejtën e shfrytëzimit të plotë të puseve të naftës, ndërsa shteti do të marrë një pjesë të parave vetëm për burimin. “ Shitja 100 për qind të aksioneve përfshin edhe asetet dhe të gjitha të drejtat dhe lejet që ai ka për qëllim. Dua të sqaroj se ai blen asetet e puseve, por jo pusin. Pra, burimi është i shtetit. Ai vetëm i shfrytëzon siç do i shfrytëzonte shtetit dhe shteti do marrë një sasi lekësh. Nuk bëhet pronar i burimit, por i puseve”, – deklaroi Stefani. Ekspertët e METE u shprehën se projektligji synon të sigurojë investime private për zhvillimin e sektorit të naftës, të përmirësojë teknologjinë dhe sistemin e menaxhimit. Sipas projektligjit, investitori që do të kërkojë të blejë “Albpetrol” duhet të ketë punuar edhe më parë në fushën e hidrokarbureve

 

Shkarkimet

2 500 punonjës do të humbasin vendet e tyre të punës si pasojë e shitjes së aksioneve të kompanisë shtetërore “Albpetrol”. Një shifër e tillë u deklarua nga përfaqësuesi i Ministrisë së Ekonomisë e cila do të merret me procedurat e shitjes. “Kemi marrë Kodin e Punës dhe çfarë i takon sipas Kodit gjithë punonjësit, shpërblimi për vjetërsi në punë, dhe shpërblimi për ristrukturimin deri në një vit dhe shpërblimi për çdo vjetërsi në punë. Mendohet që të jenë rreth 2 500 punonjës me një vlerë rreth 2-3 miliard lekë të vjetra”, – theksoi Zamir Stefani, përfaqësues i METE, në Komisionin e Ligjeve.

 

 

 Detyrimet ndaj të tretëve

Pavarësisht shitjes së plotë të kompanisë shtetërore, “Albpetrol” do të jetë e detyruar që të paguajë të gjitha detyrimet që ka ndaj kompanive të tjera. Në parim marrëveshjet ekzistuese nuk do të prishen nga shteti shqiptar nëpërmjet këtij privatizimi dhe është një nga pikat kryesore të konsulentit që do t’i japin një zgjidhje financiare dhe juridike të trajtimit të këtyre problemeve. Pra, të drejtat dhe detyrimet që kanë të gjithë operatorët, të gjitha këto do të trajtohen se si do të zgjidhen me futjen e një pronari të ri. Por, parimisht është rënë dakord dhe jemi të gjithë në një mendim si ekzekutiv që këto marrëveshje nuk do të prishen”, u shprehën ekspertët e METE. Duke e konsideruar problematike këtë pikë, sipas ekspertit Stefani, kompania konsulente Paton Bog’s do të dalë me një raport për të gjitha detyrimet dhe të drejtat. Aktualisht ekzistojnë detyrime të ndërsjella midis Albpetrolit, KESH, CEZ, ARMO. Të gjitha detyrimet , por edhe përfitimet që ka kompania shtetërore nga nënkontraktorët do të përfshihen në çmimin e shitjes. Nëse detyrimet e “Albpetrolit” do të jenë më të mëdha se sa kompanitë i kanë asaj, çmimi i shitjes pritet që të ulet ndjeshëm.

 

Grupi i PS: Votë kundër privatizimit të “Albpetrol”

Grupi parlamentar socialist do të votojë kundër projektligjit që i hap rrugë privatizimit të kompanisë së karburanteve “Albpetrol”. Vendimi është marrë dje në mbledhjen e grupit të PS, në të cilin është diskutuar mbi arsyet që çojnë në këtë vendimmarrje. Burime nga ky takim me dyer të mbyllura bëjnë të ditur për gazetën “Shekulli” se i është kushtuar një rëndësi e veçantë privatizimit të një prej kompanive më të rëndësishme shtetërore. Mësohet se kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u ka kërkuar deputetëve që të japin votën e tyre kundër këtij projektligji pasi procedurat që kërkohen të ndiqen nga mazhoranca janë abuzive. Më tej, ai u ka kërkuar zyrtarëve socialistë që në fjalimet e tyre për çështje të ndryshme duhet të bazohen dhe në programin e Partisë Socialiste. Të njëjtin mendim kanë shprehur dhe deputetët socialist. Anëtarët e komisioni të Ekonomisë kanë shprehur gjithashtu qëndrimin e tyre mbi këtë çështje.

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, për disa minuta ka folur përpara deputetëve mbi privatizimin e kompanisë “Albpetrol”. Krahas mbështetjes për të votuar kundër kësaj nisme të mazhorancës, mësohet se anëtari i Komisionit të Ekonomisë të ketë vlerësuar se një privatizim i tillë i fushave naftëmbajtëse nuk ndiqet në asnjë vend tjetër. Të njëjtat burime sqarojnë se deputeti, Arben Malaj, ka vlerësuar se duhet të shmanget dhënia 100 perqind e aksioneve të kompanisë. Mësohet se ai ka vlerësuar se maksimumi që duhet t’i kalojë një kompanie private është 30 perqind e aksioneve, një praktikë që ndiqet edhe në tjera të zhvilluara. Gjithashtu, anëtari i Komisionit të Ekonomisë ka sjellë në vëmendje se sipas ligjit të privatizimeve përfitojnë edhe punonjësit e kompanisë ndërsa qeveria s’e ka llogaritur një gjë të tillë.

Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar socialist ka pasur edhe një risi, për herë të parë, votimi për qëndrimin që do të mbahet për ligje në Kuvend u bë me ngritje dore. Më parë, në votim hidheshin projektligje të rëndësishme dhe që kishte qëndrime të ndryshme në Partinë Socialiste, ndërsa prej ditës së djeshme çdo ligj do të hidhet në votë. Mësohet se gjatë këtij procesi ka pasur edhe qëndrime të ndryshme për propozime të lidershipit socialist mbi ligje të caktuara.

Krahas këtij organizimi të ri, në sallë ka pasur edhe batuta. Në kohën e diskutimit të ligjit për arsimin ka ndërhyrë deputeti socialist, Bashkim Fino, i cili ka deklaruar se nuk do të votojë për këtë ligj sepse propozimin e amendamentit e ka bërë ish-deputeti socialist Vangjel Tavo. Për këtë çështje ka ndërhyrë Malaj, i cili me tone humori tha se “nuk i dihet, Tavo mund të kthehet prapë”. “Ai mund të kthehet, por po u kthye do të iki unë. Se edhe ti Malaj po ike edhe kthehesh prapë, do të iki unë”, – replikoi Fino. Pas kësaj batute të tij, në sallë pati të qeshura dhe punimet vijuan më tej me diskutimet mbi axhendën e Kuvendit.

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Naco Sektorit privat prioritet i qeverise

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 56 here.
Naco  Sektorit privat prioritet i qeveriseMinistri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, zhvilloi sot një vizitë në disa kompani në Durrës, të cilat janë financuar nga linja e kredisë prej 25 milion euro e programit italo-shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri. Së bashku me ministrin Naço, në këtë vizitë ishte dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, z. Massimo Gaiani dhe Drejtori i Kooperacionit Italian për Zhvillim, Andrea...Lexo te gjithe artikullin »


» Lvovsky Kriza ka rritur borxhin publik
» Durres, Naco Sektorit privat prioritet i qeverise
» Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartat
» Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume
» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit