Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Shkaterrimi i Shqiperise nga ligjet anti-prone

Publikuar me : 21.02.2011 Ne : Shendeti - 114 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Greqizimi i Shqiperise se jugut dhe shkaterimi pjese pjese i gjithe shqiptareve, po vjen se pari nga ligjet anti-pronar te imponuara vecanerisht prej S.Berishes. Disa e vleresojne Berishen demokrat dhe atdhetar.

Me fjale, nuk di cfare eshte, por veprat e tij me pronat jane anti-shqiptare. Vazhdimisht ka qene i tille dhe vazhdimisht ka qene refuzues per te korigjuar strategjine e tij antipronar.


Kjo eshte rruga djallezore e shkaterrimit te Shqiperise, e imponuar prej tij dhe qe ka filluar me ligjin 7501 dhe ligjet e tjera ne vazhdim si legalizimet e ndertimeve te paligjshme ne tokat e te shpronesuarve.


Kjo strategji se fundmi po vazhdon me projektligjin per amendimin e ligjit 8053 i propozuar teorikisht nga Genci Pollo dhe Genci Ruli, qe synojne te realizojne grabitjen e zonave turistike. Prej vitit 1991 Berisha po nxit dhe mbron qytetaret qe vjedhin pronen e tjetrit.


Deklaratat qe ka bere dhe ato qe vazhdon te beje edhe Berisha, kunder korrupsionit jane shume te forta me fjale, por realiteti me pronat tregon te kunderten. Ky realitet e detyron politikanin S.Berisha, te shmange debatin per pronat.


Ai ben lufte me te gjithe ata qe kerkojne dhe ngrene per diskutim problemin e pronave, ben presion ne media qe ato te botojne vetem shkrimet me objekt kompensimin e pronave dhe nuk i pergjigjet kritikave publike. Do te deshironim nje deklarim publik te juristes Argita Berisha, nese ajo i ka dhene ndonje keshille juridike babait per pronat.


Nese diskutimet kritike ndaj deklarimeve te konsullit grek ne Korce, kane mbushur gazetat dhe ekranet, ne emer te te shpronesuarve nga komunizmi ne japim perseri sinjalin e alarmit se demtimi konkret shume me i madh qe po e shkateron realisht Shqiperine, jane ligjet antipronar me te cilat politikanet e te dy kraheve kane vjedhur dhe po vjedhin sa munden pronen private. Kompensimet me te cilat S.Berisha pretendon tiu mbyll gojen pronareve autoktone jane mashtrim.


Berisha flet vetem per kompensim dhe legalizime dhe vepron me cdo mjet qe pronat e Gjirokastres, te Delvines dhe pergjithesisht te Shqiperise se jugut te grabitura nga komunizmi, tua jape atyre qe nuk kane pasur prone dhe minoritareve greke qe kane punuar si punetore me meditje ne tokat e pronareve te ligjshem shqiptare.


Ai dhe klani tij po i sherbejne keshtu greqizimit te Shqiperise se jugut. Kjo menxyre eshte parapergatitur nga Berisha dhe politikanet e shitur, qe pergatiten, qe votuan dhe qe vazhdojne ta mbrojne ligjin antikombetar 7501, ligj qe perdhunon tokat stergjyshore te familjeve shqiptare. Kete e kane pohuar shkrime te botuara ne gazeta te ndryshme.


Shekulli me daten 16 Shkurt 2011 denoncoi nje rast konkret te zhveshjes nga prona te pronareve autoktone per tua dhene token atyre qe deklarohen si minoritare.


Edi Rama me date 11 shkurt 2011, deklaroi se nese e majta e merr pushtetin do te anulloje cdo privatizim te korruptuar te prones shteterore.


Po prona private a duhet mbrojtur ? Ne kemi kerkuar dhe kerkojme qe kryetari i mazhorances dhe kryetari i opozites te shprehen pse pronat e trasheguara qe jane grabitur nga komunizmi, pas vitit 1991 po trajtohen sipas interesave klanore dhe akoma nuk iu jane kthyer pronareve te ligjshem?


A perputhet me idealet e djathta apo te majta qe perfaqesojne opozitaret Berisha - Rama kjo situate ku prona vazhdon te vidhet me ligj? Kur do kete konsensus per te zbatuar nenin 181 te Kushtetutes? Zgjidhja e ketij problemi duhet te jete pjese e diskutimit ne menyre urgjente ne te gjitha nivelet.


Keshilli i Larte i Drejtesise, hartuesit e Kushtetutes, deputetet, gazetaret, opinonistet, (flas per pjesen qe qe nuk jane ushqyer dhe nuk kane detyrime ndaj corbes dhe politikave antishqiptare), duhet te veprojne me perparesi dhe intensivisht derisa prona e grabitur ti kthehet te zotit ne perputhje me nenin 181 te Kushtetutes.


Vetem pas kthimit te prones tek i zoti veprimtaria nen rrogoz e pasuesve te Venizelos, te Sebastianos dhe te konsullit grek ne Korce, behet qesharake.


Nese dhe nderkombetaret nuk do te kerkojne si prioritet qe Qeveria te ktheje me ligj pronen e grabitur tek i zoti, por do diskutojne vetem per zgjedhje te lira dhe demokratike, ata gabojne.

Ne keto kushte zgjedhjet e reja mund te sjellin ne pushtet emra te tjere dhe nje koalicion tjeter. Por pas zgjedhjeve dihet se ato do deklarohen nga OSBE dhe ODIHR me disa mangesi te vogla, por me te mira se zgjedhjet e meparshme. Keto lloj zgjedhjesh nuk do sjellin stabilitetin social, Shqiperia do vazhdoje te lengoje sepse vazhdon te jete e vjedhur e drejta e prones qe eshte themeli i demokracise.


Ne kerkojme qe cdo force politike qe pretendon te marri pushtetin duhet te pranoje dhe mbeshtesi projektligjin e shoqates qe kthen pronen e grabitur tek i zoti ne perputhje me nenin 181 te Kushtetutes.


Kryetari i Shoqates Kombetare te te Shpronesuarve Pronesi me Drejtesi

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit