|
Shkembim zjarri mes dy grupeve, plagosen pese vete
Publikuar me : 14.10.2011 Ne :
Kronike - 87 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Nga Erjola Azizolli
Ende pa kaluar 24 orë nga vrasja e 33-vjecarit Klodian Lumani i cili humbi jetën mbrëmjen e kaluar në qytetin e Beratit pasi u qëllua me armë zjarri, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur. Krismat e armëve kanë tronditur lagjen “Dëshmorët e Kombit” në hyrje të këtij qyteti, ku dy grupe të rinjsh kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit me armë zjarri ku si rezultat kanë ngelur të plagosur pesë persona, mes të cilëve dy vëllezër që ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00. I plagosur ka ngelur dhe një kalimtar i rastit, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Fatos Çobo, i njohur me pseudonimin Loloshi, 40 vjeç, së bashku me Ardit Hasanin, 25 vjeç, mësohet se mbrëmjen e sotme kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit duke ecur në një nga rrugicat e lagjes ” Dëshmorët e Kombit” në kohën që janë qëlluar me armë zjarri nga vëllezërit Andi dhe Leli Valva, 30 dhe 25 vjeç. Sapo dy vëllezërit kanë nisur të qëllojnë me armë zjarri ndaj Çobos dhe Hasanit, këta dy të fundit mësohet se janë kundërpërgjigjur duke qëlluar në drejtim të tyre. Të katërt këta persona janë plagosur. Gjithashtu plumbat kanë kapur edhe një kalimtar. Të plagosurit u dërguan me urgjencë drejt spitalit të qytetit. Burime nga Reparti i Kirurgjisë në spitalin e këtij qyteti bëjnë me dije se rreth orës 21:10 kanë mbërritur të plagosur në gjendje të rëndë dy vëllezërit Andi dhe Leli Valva, të cilët kanë marrë plagë të shumta në trup dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për ndihmë më të specializuar. Ndërkohë që aktualisht në spitalin e Beratit është duke iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale i plagosuri tjetër Fatos Çobo. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për të mësuar motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine :
Kronike - Lexuar : 67 here.
http://www.youtube.com/watch?v=UZHZKJvdeBE
Kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri
Arrestohet në Kosovë kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri. Ndalimi i 61-vjeçarit është bërë pas një urdhër ndalimi të nxjerrë nga drejtësia belge, e cila e ka shpallur në kërkim për akuzën e “nxitjes të urrejtjes ndëretnike”. Prej shumë vitesh avokat në Tiranë, Idajet Beqiri u prangos paraditen e së enjtes teksa ka qenë duke...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne Vore
» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne autostraden Tirane-Durres
» Kapshtice, kapen 2 klandestine pakistaneze
» Zhduket adoleshentja, dyshohet per prostitucion
» Te plagosurat me trauma psikologjike
» Himare, te plagosurat me trauma psikologjike
» Sulmon fqinjin me granate, arrestohet
» 20 femije me HIV/AIDS, e kane mbartur nga nena
» Greqia ndalon autobuset nga Shqiperia
» Task-forca nis hetimet, tre ministri kallezohen nga KLSH-ja
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|