Publikuar me : 22.01.2012 Ne :
Kronike - 95 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Vendngjarja
Dy aksidente automobilistike të ndodhura pasditen e së shtunës në qarkun e Shkodrës kanë sjellë dy të vdekur dhe pesë të plagosur. Një i vdekur dhe dy të plagosur janë bilanci i aksidentit të ndodhur në aksin rrugor Lezhë- Shkodër në segmentin Bushat – Beltojë në afërsi të mbikalimit në fshatin Plezhë.
Një autoveturë që vinte nga Tirana në drejtim të Shkodrës ka dale nga rruga duke shkaktuar vdekjen e 33-vjeçarit Astrit Hyka nga fshati Shtoj i Ri në Shkodër dhe plagosjen e Ilir Vajushit, 32 vjeç, nga Shkodra dhe Lulzim Aliajt, 39 vjeç, nga fshati Ganjollë i Shkodrës. Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e mjetit i cili ka ndeshur në një kanal të rrugës duke bërë që drejtuesi i tij të humbë kontrollin.Pasi ka bërë disa rrotullime, autoveturë me targë AA 710 AF ka dale nga rruga .
Astrit Hyka ka gjetur vdekjen duke shkuar për në spital, ndërsa dy shokët e tij mësohet se janë në gjendje të rëndë. Një i vdekur dhe tre të plagosur të gjithë pjesëtarë të një familje është bilanci i aksidentit të dytë të ndodhur në Shkodër pasditen e së shtunës. Hana Braka 42 vjeçe është viktima ,ndërsa tre personat e tjerë që ndodheshin në këtë mjet janë në gjendje s të rëndë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Aksidenti ka ndodhu në rrugën nacionale Shkodër – Malësi e Madhe në vendin e quajtur Pjetërshan. Sipas grupit të eksperteve shkak për aksidentin ka qenë humbja e kontrollit nga drejtuesi i tij. Mjeti është përplasur fillimisht me bordurën e rrugës e më pas ka rënë në kanal.
Anila Dushi