Publikuar me : 09.12.2011 Ne :
Kronike - 93 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një aksident automobilistik ka shkaktuar plagosjen e tre personave në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.45 minuta , ndërsa një mjet kamionçinë është përplasur me një karrocë, në afërsi të Kishës së Zojës në lagjen Bahçallëk.
Aksidenti ka ndodhur gjatë parakalimit, pasi karroca nuk është parë nga drejtuesi i kamionçinës.
Të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e Shkodrës, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.