Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Shkoder, deshmia per vrasjen e Koplikut

Publikuar me : 08.09.2011 Ne : Kronike - 24 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Rasim Haxhija në gjykatë,8.9.2011


Arrest në burg ishte masa e sigurisë, dhënë nga gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër për 45- vjeçarin Rasim Haxhija, i cili akuzohet për vrasje, plagosje dhe armëmbajtje pa leje. Përfaqësuesja e akuzës në përshkrimin e ngjarjes ka deklaruar se Rasim Haxhija, pasditen e së martës ishte në një prej lokaleve në qendër të qytetit të Koplikut në Malësi të Madhe ku është takuar me viktimën Xhevdet Metaj 45 vjeç.

“Takimi është bërë për të sqaruar një konflikt të lindur një ditë më parë mes djalit të viktimës dhe nipit të tij. Gjatë debatit në afërsi të lokalit, është shfaqur Erion Metaj, djali i viktimës i cili ka filluar të shajë e të fyejë Rasim Haxhinë dhe nipin e tij.

Duke menduar se 18- vjeçari ishte i armatosur, Rasim Haxhija ka nxjerrë një armë pistoletë që e kishte me vete dhe ka qëlluar mbi Xhevdet Metajn dhe djalin e tij  Erionin. Dy të plagosurit janë dërguar për mjekim në Shkodër e më pas në Tiranë, ku Xhevdet Metaj ka vdekur . Rasim Haxhija është fshehur për rreth 3 orë, për tu vetë dorëzuar më pas pranë komisariatit të policisë së Malësisë së Madhe”, kështu është përshkruar rrjedhja e ngjarjes nga akuza.

Në seancën e sotme gjyqësore, i  dyshuari nuk ka bërë asnjë deklaratë, ndërsa avokati tij kërkoi vlerësimin e paligjshëm të arrestit, pasi i ndaluari Rasim Haxhija është vetëdorëzuar, nuk është ndjekur nga policia dhe nuk është arrestuar në kushtet e flagrancës.

Gjithashtu mbrojtja kërkoi arrest në shtëpi, pasi i ndaluari nuk paraqiste rrezikshmëri shoqërore dhe nuk kishte precedentë penale. Kërkesa e mbrojtjes është refuzuar nga gjykatësja Valbona Durraj, e cila ka pranuar kërkesën e organit të akuzës, duke caktuar dhe masën e sigurisë burg pa afat për Rasim Haxhinë.

Në polici, pas vetëdorëzimit , mësohet se Rasim Haxhija ka shprehur pendim për krimin dhe ka deklaruar se nuk kishte qëllim të vriste njeri, por ka qëlluar në pjesët e këmbëve mbi babë e bir pasi kishte menduar se ato do e qëllonin.

Anila Dushi

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 67 here.
Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar http://www.youtube.com/watch?v=UZHZKJvdeBE Kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri Arrestohet në Kosovë kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri. Ndalimi i 61-vjeçarit është bërë pas një urdhër ndalimi të nxjerrë nga drejtësia belge, e cila e ka shpallur në kërkim për akuzën e “nxitjes të urrejtjes ndëretnike”. Prej shumë vitesh avokat në Tiranë, Idajet Beqiri u prangos paraditen e së enjtes teksa ka qenë duke...Lexo te gjithe artikullin »


» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne Vore
» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne autostraden Tirane-Durres
» Kapshtice, kapen 2 klandestine pakistaneze
» Zhduket adoleshentja, dyshohet per prostitucion
» Te plagosurat me trauma psikologjike
» Himare, te plagosurat me trauma psikologjike
» Sulmon fqinjin me granate, arrestohet
» 20 femije me HIV/AIDS, e kane mbartur nga nena
» Greqia ndalon autobuset nga Shqiperia
» Task-forca nis hetimet, tre ministri kallezohen nga KLSH-ja

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit