Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Shkoder, dy familje i japin fund hasmerise

Publikuar me : 04.01.2012 Ne : Kronike - 47 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Pas një muaji hasmërie mes tyre, dy familje në Shkodër i kanë shtrirë dorën e pajtimit njëri-tjetrit. Familjet Lici e Paja, banuese në fshatrat Golem e Dobraç të komunës Rrethina në Shkodër, i kanë dhënë fund hasmërisë me ndërhyrjen e misionarëve të paqes e pajtimit në Shkodër.

Ata kanë ndërmjetësuar tek familja Lici nga fshati Golem, djali i së cilës me 1 dhjetor të vitit të kaluar, Eugen Lici19 vjeç u plagos në këmbë në afërsi të një pike karburanti në këtë fshat.

Autori i kësaj ngjarje, 26-vjeçari Albert Paja, 26 vjeç, banues në fshatin Dobraç, është ndaluar nga policia disa orë pas ngjarjes. Pas kësaj dy familjet janë përfshirë në hasmëri dhe sipas kryetarit të shoqatës së misionarëve të paqes, Mustafa Daija, ato kanë ndërmjetësuar për ditë të tëra për pajtim mes dy familjeve.

Kjo u realizua pas një muaji në ditën e tretë të këtij viti ku pjesëtarë të dy fiseve, në prani të misionarëve të paqes i dhanë fund hasmërisë duke shtrirë dorën e pajtimit. Besë Lici, babai i të plagosurit është shprehur se dëshiron që çdo gjë të mbyllet këtu dhe me familjen Paja të jetojnë si miq e shokë pa probleme mes tyre.

Gjergj Paja, babai i autorit të plagosjes është shprehur se me familjen Lici kanë një njohje 50-vjeçare dhe i kanë respektuar gjithmonë. Sipas traditës pjesëtarë meshkuj të dy familjeve kanë shkëmbyer vizita tek njëri- tjetri dhe kanë premtuar pajtim dhe miqësi mes tyre. Ngjarja ku u plagos në këmbë 19-vjeçari ndodhi pas një grindjeje të çastit. /Anila Dushi/

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 67 here.
Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar http://www.youtube.com/watch?v=UZHZKJvdeBE Kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri Arrestohet në Kosovë kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri. Ndalimi i 61-vjeçarit është bërë pas një urdhër ndalimi të nxjerrë nga drejtësia belge, e cila e ka shpallur në kërkim për akuzën e “nxitjes të urrejtjes ndëretnike”. Prej shumë vitesh avokat në Tiranë, Idajet Beqiri u prangos paraditen e së enjtes teksa ka qenë duke...Lexo te gjithe artikullin »


» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne Vore
» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne autostraden Tirane-Durres
» Kapshtice, kapen 2 klandestine pakistaneze
» Zhduket adoleshentja, dyshohet per prostitucion
» Te plagosurat me trauma psikologjike
» Himare, te plagosurat me trauma psikologjike
» Sulmon fqinjin me granate, arrestohet
» 20 femije me HIV/AIDS, e kane mbartur nga nena
» Greqia ndalon autobuset nga Shqiperia
» Task-forca nis hetimet, tre ministri kallezohen nga KLSH-ja

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit